Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia lëshon mbi 120 raketa nga ajri dhe deti në Ukrainë

2022/12/29 at 11:39 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia lëshon mbi 120 raketa nga ajri dhe deti në Ukrainë

Një alarm për sulm ajror është lëshuar në të gjithë Ukrainën, pasi një valë e re e raketave ruse synuan qytetet e mëdha. Më shumë se 120 raketa ishin lëshuar kundër popullsisë dhe infrastrukturës civile.


Të paktën dy shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin Kiev, por ishte e paqartë nëse ato ishin shkaktuar nga sulmet me raketa apo nga mbrojtja ajrore.

Tre persona janë plagosur në kryeqytetin e vendit, mes tyre një vajzë 14-vjeçare. Shpërthime u dëgjuan edhe në qytetet Kharkiv, Odesa, Lviv dhe Zhytomyr.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia po sulmonte vendin nga drejtime të ndryshme ndërsa rrëzoi 16 raketa ruse. Në Kiev, dy shtëpi u dëmtuan, në rajonin jugor të Mykolaiv, guvernatori bëri të ditur se pesë raketa u kapën nga mbrojtja ajrore dhe në qytetin perëndimor të Lviv 90% e qytetit  mbeti pa energji elektrike si rezultat i sulmeve.

Komanda jugore e Ukrainës kishte lëshuar një paralajmërim se forcat ruse po përgatiteshin të lëshonin deri në 20 raketa nga pozicionet në Detin e Zi. Autoritetet ukrainase akuzuan Moskën se kërkon të shkatërrojë infrastrukturën kritike dhe të vrasë civilët në masë. Sulmi u kritikua nga ambasadorja britanike në Ukrainë, Melinda Simmons, e cila tha se veprimet e Rusisë treguan se “Rusia nuk dëshiron paqe me Ukrainën por nënshtrimin e Ukrainës”.

Qyteti jugor Kherson i çliruar së fundmi  vijon që të bombardohet. Presidenti ukrainas ka bërë thirrje qytetarëve që të largohen pasi ofensiva ruse mund të intensifikohet edhe me fillimin e vitit të ardhshëm. Në fillim të këtij muaji, Ukraina rrëzoi 60 raketa të lëshuara nga Moska e cila ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët në sulmet e saj raketore. Megjithatë, presidenti Vladimir Putin ka pranuar së fundmi se trupat ruse kanë goditur objektet  energjetike të Ukrainës.

Disa liderë ndërkombëtarë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, ka bere te ditur  se shënjestrimi i objekteve energjetike përbën krim lufte. Qeveria në Kiev  i ka bërë thirrje liderëve perëndimorë që t’i sigurojnë asaj mbrojtje ajrore shtesë dhe presidenti i SHBA Joe Biden së fundmi ra dakord të furnizonte sistemin e tij Patriot. Moska e hodhi poshtë planin e paqes së hartuar nga presidenti ukrainas duke përsëritur se Kievi duhet të pranojë aneksimin nga Rusia të katër rajoneve  Luhansk dhe Donetsk në lindje dhe Kherson dhe Zaporizhzhia në jug.

Nuk mund të ketë një plan paqeje për ata që nuk marrin parasysh realitetet e sotme në lidhje me territorin rus, që përfshin aneksimin e katër rajoneve në Rusi”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se ideja e Zelenskiy për të dëbuar Rusinë nga Ukraina lindore dhe Krimea me ndihmën e vendeve perëndimore dhe për të detyruar Moskën t’i paguajë dëmet Kievit është një “iluzion”./ Klan News



Ju sugjerojmë

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
Bota

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

7 Korrik, 2026 10:28 pm
38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
Aktualitet

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

7 Korrik, 2026 8:47 pm
“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
Aktualitet

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

7 Korrik, 2026 8:44 pm
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
Aktualitet

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

7 Korrik, 2026 7:52 pm
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Qeveria shpenzoi 50 milionë euro për një natë koncert te Kanye West?Rama: Gënjeshtër

7 Korrik, 2026 7:03 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

“Groenlanda duhet të jetë nën SHBA”, Trump rihap betejën diplomatike me Danimarkën

7 Korrik, 2026 6:49 pm
Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar
Aktualitet

Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar

7 Korrik, 2026 6:45 pm
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim
Aktualitet

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim

7 Korrik, 2026 5:01 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Irani sulmon anijet tregtare

7 Korrik, 2026 3:46 pm
Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
Bota

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

7 Korrik, 2026 3:16 pm
Para
Digjet kazinoja,10 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Digjet kazinoja,10 viktima dhe dhjetëra të plagosur

58 kg hashash në makinë, kush është 28-vjeçarja e arrestuar në Qafë Thanë

58 kg hashash në makinë, kush është 28-vjeçarja e arrestuar në Qafë Thanë

Berisha: Kam dosjen, vërteton se si qeveria ka korruptuar ambasadorin britanik

Berisha: Kam dosjen, vërteton se si qeveria ka korruptuar ambasadorin britanik
















TE FUNDIT

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
7 Korrik, 2026

Një grup eurodeputetësh po kërkon nisjen e një hetimi për të përcaktuar nëse presioni i administratës së presidentit amerikan Donald...

Lexo më shumë

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
7 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë tubimi i 38 radhazi, i cili nisi për kundërshtimin e projektit në Sazan, e më tej u...

Lexo më shumë

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
7 Korrik, 2026

Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier ka rrëfyer për herë të parë momentet e vështira...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
7 Korrik, 2026

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur në Pallatin Presidencial në Ankara. Ai dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}