FNSH dhe Forcat RENEA po kryejnë kontrolle në shtëpinë e të shumëkërkuarit të policisë Ervis Martinaj.
Sipas raportimeve të News 24 kontrollet po kryhen në shtëpinë e Martinajt në Fushë-Kuqe, në kuadër të dosjes hetimore.
Nuk dihet ende nëse ka gjurmë nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit dhe fati i tij është ende mister.
Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar para në këmbim të vrasjes së Indrit Dokles, ekzekutim që nuk u realizua.
Por, në 9 gusht, familjarët denoncuan zhdukjen e tij. Që prej kësaj kohe policia po heton për fatin e Mbretit të lojrave të fatit ndërsa për rastin është shprehur edhe kryeministri Edi Rama.
Rama ka thënë se Policia e ka një përgjigje, por duhen prova për të dalë me një deklaratë publike.