Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I thyen nofullën fqinjit për kullota, prokurori: Dhëmbë kauçuku gjejmë dhe rrugës

2022/12/20 at 10:19 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
I thyen nofullën fqinjit për kullota, prokurori: Dhëmbë kauçuku gjejmë dhe rrugës

Emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në Byshek të Elbasanit për një konflikt prone. Nazif Myrta, 72 vjeç, është goditur me mjete të forta, teksa po kulloste bagëtitë, pranë shtëpisë. Autori, fqinji, Hamit Mehmetaj, duke pretenduar, se Nazifi po kulloste bagëtitë në atë, që ai e quan pronë të vetën, e rreh dhe e godet më kosore ferrash, si dhe me grushta, duke i çarë nofullën e duke i dëmtuar dhëmbët protezë.


Nazif: Më rrahu, më dërrmoi nga duart, nga nofulla që më theu dhëmbët dhe nga këmba që s’mund të eci më. 

Gazetari: Të ka gjuajtur me mjete të forta, apo jo?

Nazif: Të forta, të forta.

Gazetari: Të tipit?

Nazif: Dajak, dru.

Gazetari: Me çfarë mjetesh?

Nazif: Me dru, kurse dorën këtu ma ka çarë me kosën time. Më solli këtu ai, më mori kosën mua atje, më cacu dorën, kur më ra këtu në nofull dhe këtu në këmbë, unë u përmbysa.

Gazetari: Ke rënë pa ndjenja apo jo?

Nazif: Pa ndjenja.

Gazetari: I gjithë shkaku, për ta kuptuar ka qenë ajo parcela atje që është me jonxhë apo jo? Dhe ju, më 2 Dhjetor kishit çuar  bagëtitë për të kullotur. Dhe  ky  personi vjen..

Nazif: Ky personi vjen nga pylli  me një dajak të madh dhe më bie me dhunë, bam këtu…

Gazetari: E mban mend se çfarë të ka thënë në ato momente?

Nazif: Nuk tha gjë fare, vetëm më shau   dhe bam, nuk foli më asgjë ai, bam këtu, bam këtu, bam në  këmbë, më përmbysi atje dhe iku.

Gazetari: Sot fqinji ndodhet i lirë apo jo? në gjendje të lirë, ju e shikoni sepse e keni dhe afër.

Nazif: Po, po.

Gazetari: Përballë banesës tuaj.

Nazif: Po, ai është  i liruar. Se kush e ka liruar, nuk e di.

Gazetari: Që nga ajo ditë e deri  më sot, bagëtitë ti i mban mbyllur apo jo se nuk je më në gjendje të…

Nazif: Jo ore vëlla ku dal unë për bagëtitë? Ku  mund të dal unë?  Brenda.

Sot, Nazifi nuk është më në gjendje të kryejë aktivitetet e veta. Mjeku ligjor, si dhe prokurori nuk i tregojnë asgjë. Agresori është i lirë me detyrim paraqitje, akuzuar për vetëgjyqësi dhe për plagosje të lehtë. Por, ky nuk është rasti i vetëm. Shumë fqinj e familjarë kanë rënë pre e dhunës së Hamitit.

Kunata e tij, në një lidhje telefonike me gazetarin e “Stop” tregon qartazi dhunën e përjetuar prej Hamitit.

Kunata e dhunuesit:  Edhe burrin ma ka rrahur, edhe  mua më ka rrahur. Dokumentat te shtëpia, m’i ka vjedhur. Qentë që kam pasur m’i  ka helmuar me  arsye që të më vjedhë dokumentat që kur të hyjë brenda të mos lehë qeni dhe të më vjedhë. Kam 27 vjet aty te burri edhe gjithmonë sherre  e debate. Gjithmonë jemi ulur si e si të  mos krijojmë sherre e debate, si e si për fëmijët e për çdo gjë. Ai akoma. Gjithmonë.

Gazetari:  Ky është një person i dhunshëm, si e njihni juve, duke qenë se aq më tepër që e  keni  kunat, keni lidhje familjare?

Kunata e dhunuesit:  Po, kemi lidhje familjare, por unë kam 27 vjet me atë dhe ky gjithmonë… edhe burrin  ma rrahu. Unë për vete e kam frikë.

Gazetari:  Ku ju ka goditur zonjë herën e fundit se unë shoh një fotografi që ju ka goditur në gjymtyrën e poshtme?

Kunata e dhunuesit:  Më ka goditur dhe më ka shpëtuar i vëllai.

Vetë vëllai i dhunuesit mbështet këtë deklaratë pasi tregon se Hamiti e ka rrahur një natë teksa kthehej në shtëpi. Arsyeja pse ai i bën këto veprime është se ka mbështetjen e pushtetit lokal, i cili gjithnjë rrëzon poshtë akuzat e njerëzve që ankohen për dhunën.

Dhunuesi Hamit Mehmetaj: Përshëndetje!

Gazetari: Zoti Hamit, si je?

Dhunuesi Hamit Mehmetaj: Unë jam në Elbasan. Kam nja dhjetë minuta punë, ose të pres në Elbasan, ose takohemi në Shushicë.

Emisioni “Stop” e pret në fshat.

Gazetari: Pra, merr formë të prerë vendimi, për çfarë?

Dhunuesi: Që ky të marrë tokën, pa shikuar që ka mbivendosje. Aq më tepër që nuk e diktova që më grisi xhupin me atë kosore.

Gazetari: Se po ta diktoje, çfarë do të ndodhte?

Dhunuesi: Tani, gjaknxehtësia, se nuk u nisa për atë punë.

Gazetari: Po në qoftë se ti do ta kishe kapur se ai të ka goditur, çfarë do bëje ti?

Dhunuesi: Po mund t’i kisha sjellë edhe më rëndë.

Gazetari: Po nuk jeni ju në gjendje, ju jeni një person madhor, tani, jeni në një fshat, jeni në një komunitet të vogël këtu, t’i zgjidhni problemet në rrugët e duhura ligjore?

Dhunuesi: Unë, faktikisht, nuk vajta për ta dhunuar.

Gazetari: Por, e dhunove.

Dhunuesi: E dhunova se më goditi me kosore. Atje ndejta 72 orë, megjithëse kaloi për arsye të seancave gjyqësore dhe jam i dënuar me detyrim paraqitje.

Gazetari: “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 12 te oficeri i Policisë Gjyqësore. Hamit Mehmetaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Plagosje e lehtë” dhe “Vetëgjyqësi”.

Gazetari: Po me fqinjët e tjerë çfarë problemi ke? Ti ke dhunuar edhe kunatën, apo jo?

Dhunuesi: Për punë gardhi.

Gazetari: E ke dhunuar?

Dhunuesi: Po.

Gazetari: Ti ke dhunuar fqinjin se të vete me bagëti te prona që ti thua se është imja. Ti dhunon kunatën se thua se ajo më hapi vijën e ujit. Ti dhunon tjetrin e tjetrin. Të paktën ke nja 6 persona, 7 persona, këtu në fshat, që ti, zotëri, unë kam dëshmitë e tyre, ti i dhunon, zotëri.

Bashkëshortja: Ai të drejtën e vet do, jo se…

Gazetari: Zotëri, kthjellohu dhe bindju ligjit. Mos bëj vepra penale, se do dënohesh. Ke shpëtuar deri më sot, nuk e di se si ke shpëtuar. I bie që ti, nesër, të vrasësh një njeri dhe ti prapë të jesh i lirë, se kështu i bie logjika jote, mesa po kuptoj.

Bashkëshortja: Jo për të vrarë, jo.

Gazetari: Zonjë, ti je bashkëshortja, por ti nuk duhet t’i bëhesh krahë veprimeve që bën yt shoq.

Bashkëshortja: Jo, nuk i bëj krahë veprimeve.

Dhunuesi: Qëlloi punë momenti, se vajta e pyeta se përse i mban bagëtitë.

Gazetari: Edhe nesër mund të gjesh një moment, ti zotëri dhe thua se hajd’ më erdhi momenti dhe vrave e plagose një tjetër. Hiq dorë, zotëri, se ka ligj sot. Zgjidhini gjërat me gjakftohtësi dhe në rrugë ligjore!

Djali i Nazifit, thotë se është ankuar në prokurori dhe i ka thënë se babai i tij është lënduar aq rëndë fizikisht sa i janë thyer dhe dhëmbët. Përgjigja e marrë nga prokurori është tejet cinike.

“Çfarë dhëmbësh? Dhëmbë kauçuku? Dhëmbë kauçuku gjejmë dhe rrugës”, është shprehur prokurori i cili më pas e ka përzënë nga zyra dhe ka refuzuar t’i japë informacione mbi dokumentacionin./tvklan.al



Ju sugjerojmë

(VIDEO) Romë/ Shpërthim në një pikë karburanti, 21 persona mbetën të plagosur
Bota

(VIDEO) Romë/ Shpërthim në një pikë karburanti, 21 persona mbetën të plagosur

4 Korrik, 2025 11:18 am
Pas vizitës ‘blic’ të Ramës, nisin largimet në bashkinë Vlorë
Aktualitet

Pas vizitës ‘blic’ të Ramës, nisin largimet në bashkinë Vlorë

4 Korrik, 2025 11:03 am
Si ndikon nxehtësia ekstreme në shëndetin mendor?
Aktualitet

Shqipëria nën ndikimin e valës së të nxehtit/ Meteorologu: Sot 41 gradë në Elbasan..

4 Korrik, 2025 11:00 am
Trupi i Diogo Jotës mbërrin në kishën Gondomar/Lot e duartrokitje nga qindra persona
Bota

Trupi i Diogo Jotës mbërrin në kishën Gondomar/Lot e duartrokitje nga qindra persona

4 Korrik, 2025 10:53 am
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Trump shpreh zhgënjim pas bisedës me Putinin

4 Korrik, 2025 10:49 am
Vijon rinumërimi i pjesshëm në Durrës, lëvizje minimale te votat
Aktualitet

Vijon rinumërimi i pjesshëm në Durrës, lëvizje minimale te votat

4 Korrik, 2025 10:32 am
Kapen 3 ton kokainë në Ekuador, policia: I përket mafies shqiptare
Aktualitet

Kapen 3 ton kokainë në Ekuador, policia: I përket mafies shqiptare

4 Korrik, 2025 10:30 am
Gjermani/ Përmbyset autobusi, disa persona mbetën të lënduar. Ja detajet
Bota

Gjermani/ Përmbyset autobusi, disa persona mbetën të lënduar. Ja detajet

4 Korrik, 2025 10:25 am
Rama, një orë takim me kandidatët socialistë në selinë rozë
Aktualitet

Rama, një orë takim me kandidatët socialistë në selinë rozë

4 Korrik, 2025 10:17 am
Rama: Dogana Morinë-Vërmicë 3 milionë udhëtarë në vetëm 5 muaj
Aktualitet

Rama: Dogana Morinë-Vërmicë 3 milionë udhëtarë në vetëm 5 muaj

4 Korrik, 2025 10:11 am
Para
Pano: Gjyshja ime në stadium me çadër, qëllonte tifozët që shanin djalin e saj nga nëna

Pano: Gjyshja ime në stadium me çadër, qëllonte tifozët që shanin djalin e saj nga nëna

Avdiu: Shoqëria, moralin e ka mes të këmbëve të gruas dhe krenarinë mes këmbëve të burrit

Avdiu: Shoqëria, moralin e ka mes të këmbëve të gruas dhe krenarinë mes këmbëve të burrit

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 21 dhjetor 2022
















TE FUNDIT

(VIDEO) Romë/ Shpërthim në një pikë karburanti, 21 persona mbetën të plagosur

(VIDEO) Romë/ Shpërthim në një pikë karburanti, 21 persona mbetën të plagosur
4 Korrik, 2025

Shpërthim në një pikë karburanti në lindje të Romës. Siç raportojnë mediat italiane, nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 21...

Lexo më shumë

Pas vizitës ‘blic’ të Ramës, nisin largimet në bashkinë Vlorë

Pas vizitës ‘blic’ të Ramës, nisin largimet në bashkinë Vlorë
4 Korrik, 2025

Një ditë pas vizitës së papritur të kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës, kanë nisur largimet në këtë bashki....

Lexo më shumë

Shqipëria nën ndikimin e valës së të nxehtit/ Meteorologu: Sot 41 gradë në Elbasan..

Si ndikon nxehtësia ekstreme në shëndetin mendor?
4 Korrik, 2025

Shqipëria nën ndikimin e temperaturave të pazakonta. Vala e të nxehtit pritet të ngjisë termometrin në Elbasan në 41 gradë...

Lexo më shumë

Trupi i Diogo Jotës mbërrin në kishën Gondomar/Lot e duartrokitje nga qindra persona

Trupi i Diogo Jotës mbërrin në kishën Gondomar/Lot e duartrokitje nga qindra persona
4 Korrik, 2025

Ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në kishën Gondomar të Portugalisë trupi i futbollistit portugez Diogo Jota së bashku me atë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com