Më 19 dhe 20 Dhjetor, që përkon me dy ditët e para të javës së ardheshme në spitalin universitar të Traumës nuk do të zhvillohen operacionet e planifikuara, pasi do të bëhet sterilizimi i sallave operatore.
Drejtoria e këtij spitali ka njoftuar se kjo është një procedurë periodike për dezinfektimin e sallave të operacioneve dhe që nuk cënon shërbimin e urgjencës kirurgjikale, blloku operator i të cilës, është në gatishmëri e në funksion të plotë 24/7 për shërbimet ndaj pacientëve.
Mesatarisht në 10 sallat e operacionit në spitalin e Traumës kryhen 40-50 operacione të planifikuara pa përfshirë rastet e urgjencave./ Klan News