Bota

Rusia kërcënon SHBA-në: Do të ketë pasoja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:10 - 16/12/22 |
Opi Nion

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Shtetet e Bashkuara janë bërë “në mënyrë efektive palë” në luftë, duke furnizuar Ukrainën me armë dhe duke trajnuar trupat e saj.

Ajo shtoi se nëse raportet për synimet e SHBA-së për t’i dhënë Kievit sistemin e raketave tokë-ajër Patriot rezultojnë të vërteta, kjo do përbënte “një veprim tjetër provokues të SHBA-së” dhe do të zgjeronte përfshirjen e saj në konflikt “me pasoja të mundshme”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë paralajmëroi dje se nëse Shtetet e Bashkuara dërgojnë sisteme të sofistikuara të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, ato sisteme dhe ekuipazhet që i shoqërojnë do të ishin një “objektiv legjitim” për ushtrinë ruse.

Kur u pyet për paralajmërimin rus, zëdhënësi i Forcave Ajrore të Pentagonit, gjenerali Pat Ryder, u përgjigj se Shtetet e Bashkuara “nuk do të lejojnë komentet nga Rusia që të diktojnë ndihmën e sigurisë që ne i ofrojmë Ukrainës”.

“Më duket ironike që zyrtarët e një vendi që sulmoi brutalisht fqinjin e tij, në një pushtim të paprovokuar dhe të paligjshëm, përmes një fushate që synon dhe vret qëllimisht civilë të pafajshëm dhe shkatërron infrastrukturën civile, zgjedhin të përdorin fjalë si “provokuese” për të”, tha Ryder.

Pas