Kryeministri, Edi Rama, në një deklaratë për mediat është pyetur për akuzat e deputetit të PS, Erion Braçe se grupi parlamentar socialist i ka bllokuar amendamentet e propozuara prej tij.
Rama tha se nuk është nevojshme që gazetarët të ndërhyjnë mes tij dhe Erion Braçes pasi ky i fundit është i pranishëm kudo që është kreu i qeverisë.
“Po pse mendon se e ke arritur nivelin që të shërbesh si urë komunikimi mes meje dhe Erion Braçes. Ai vërtetë nuk është i pranishëm këtu, por është gjithmonë i pranishëm tek unë edhe kur nuk është i pranishëm. Kështu nuk është e nevojshme të ndërhyni mes meje dhe Erion Braçes”-i tha Rama gazetares.