Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikohen pamjet e vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, përplasja me armë

2022/12/13 at 11:35 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Publikohen pamjet e vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, përplasja me armë

Këto janë pamjet e plota dhe të pacensuruara të kamerave të sigurisë të hotelit A&A që ndodhet në anë të autostradës që të çon drejt Laçit.


Kamerat e sigurisë kanë fiksuar dinamikën e ngjarjes, nga momenti kur autori Eduart Lamaj është futur në katin e parë që shërben si bar-kafe, tek përplasja me armë mes palëve dhe largimin nga vendngjarja të autorit dhe personave të tjerë që e shoqëronin.

Në orën 21:30 të datës 30 Maj 2020, Paulin Gjergji apo Paulin Marku, dhe Bujar Lika qëndrojnë të ulur në një tavolinë në cepin veriperëndimor të lokalit duke konsumuar kafe. Personi tjetër i vetëm që ndodhet brenda lokalit është kamarieri.

20 minuta më vonë (ora 21:50), në horizont shfaqen dritat e një automjeti. Në parkingun e këtij lokali afrohet një automjet Golf 5 me ngjyrë të zezë, me 4 persona brenda.

I parkuar në atë sheshpushim është edhe një automjet tjetër, fuoristrada Range Rover e Paulin Gjergjit.

Dy persona dalin nga krahu i majtë i automjetit Golf. Autori 1 është një person i maskuar me kapuç, i veshur me një jelek ngjyrë jeshile në dukje anti-plumb, dhe që mban në dorë një armë. Identitetin e këtij personi do ta zbulojmë më vonë. Ai drejtohet për tek fuoristrada Range Rover, ku brenda ndodhen dy djemtë e Paulin Gjergjit, të cilët i mban peng aty nën kërcënimin e armës.

Autori i 2-të që doli nga mjeti është i maskuar, i veshur me pelerinë si ato të policisë, me tuta ngjyrë të kuqe dhe i armatosur me kallashnikov. Ky person vrapon drejt derës së pasme të hotelit.

Një person i tretë (i emërtuar autori 3) i maskuar, me kapele të bardhë dhe i veshur me xhup blu shkon drejt derës së pasme të hotelit. Kurse autori i 4-t qëndron te parkingu së bashku me autorin 1 duke mbajtur peng dy djemtë e Paulin Gjergjit i cili ndodhet brenda lokalit.

Autori 2 i identifikuar si Eduart Lamaj futet brenda lokalit. Pas tij ka hyrë tek holli edhe autori 3. Eduart Lamaj afrohet në një distancë rreth 5-6 metra larg tavolinës ku qëndronin ulur Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë, por bazuar edhe në konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë së Kurbinit, duket se Bujar Lika i ulur në tavolinë, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Eduart Lamajt.

Ky i fundit ka hapur zjarr me breshëri drejt tavolinës së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Nga shkëmbimi i zjarrit mbetet i plagosur edhe vetë Eduart Lamaj, i cili rrëzohet përtokë dhe tërheq zvarrë këmbën e majtë. Megjithatë, edhe pse plagosur, ai vazhdon të qëllojë me kallashnikov në drejtim të tyre.

12 sekonda ka zgjatur përplasja me armë brenda lokalit. Bujar Lika ka mbetur i vrarë, ndërsa Paulin Gjergji i plagosur.

Duke u zvarritur, Eduart Lamaj arrin të dalë nga lokali edhe me ndihmën e dy bashkëpunëtorëve të tjerë, njëri prej të cilëve Ilir Lika, siç thuhet në dosjen e Prokurorisë, të cilin e kemi emërtuar autori 1. Kurse personi i katërt qëndron në parking duke mbajtur peng djemtë e Paulin Gjergjit.

Në parkingun e hotelit krijohet konfuzion kur shikojnë Eduart Lamajn të plagosur. Autori 4 harron për një moment djemtë e Paulin Gjergjit dhe shkon të ndihmojë mikun e tij Eduart Lamaj. Duke e tërhequr zvarrë këtë të fundit, të dy rrëzohen. Ndërsa djemtë e Paulin Gjergjit qëndrojnë të shtangur nga ajo që po ndodh para syve të tyre. Ata ende nuk e dinë se babai i tyre është qëlluar me armë.

Në orën 21:51, të katërt autorët futen në makinë Golf me të cilën erdhën dhe largohen me shpejtësi.

Ky është momenti kur djemtë e Paulin Gjergjit hyjnë brenda lokalit dhe shikojnë babain e tyre të shtrirë përtokë të gjakosur dhe të mbështetur pas një kolltuku. Paulin Gjergji ishte ende gjallë, me disa plagë arme.

Të kapluar nga shoku i skenës që u panë sytë, djemtë e Paulin Gjergjit dhe kamarieri nxitojnë të dërgojnë drejt Spitalit të Traumës të atin.

Paulin Gjergji ndërroi jetë në spital si pasojë e shokut të rëndë traumatik-hemoragjik në terren politraume nga breshëria e plumbave të kallashnikovit. Ndërsa miku i tij Bujar Lika kishte humbur jetën në vendngjarje si pasojë e konfuzionit hemorragjik të trurit dhe politraumës.

Një muaj pas vrasjes së dyfishtë në hotelin A&A në autostradën e Laçit, autori kryesor i ngjarjes Eduart Lamaj, paraqitet për mjekim në një spital privat në Tiranë pranë Qytetit Studenti.

Ai ishte prezantuar aty me emrin Veri Pëllumbi. Gjatë kësaj kohe, siç ka deklaruar për hetuesit pas arrestimit, ka qëndruar në shtëpi pasi nuk ka patur hemorragji të plagës dhe ka pirë antibiotikë.

Policia kishte marrë informacion në rrugë operative se në këtë spital një person i plagosur me armë zjarri i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Forcat e policisë u nisën menjëherë drejt vendngjarjes. Pas operacionit, mjeku u mor në pyetje nga policia dhe deklaroi se pacienti kishte plagë me armë zjarri që nuk ishte e freskët. U verifikua se i plagosuri ishte pikërisht Eduart Lamaj dhe jo Veri Pëllumbi siç ishte prezantuar në spital. Ai u arrestua.

Pak ditë më vonë, më 28 Qershor 2020 u prangos edhe Ilir Lika (Xhepaj), i akuzuar si bashkëpunëtor i Eduart Lamajt, edhe pse ky i fundit nuk i ka pranuar akuzat.

Më 18 Tetor 2022, Gjykata e Kurbinit dënoi me burgim të përjetshëm Eduart Lamajn për vrasjen e dyfishtë dhe me 35 vite burg Ilir Likën (32 vite me gjykim të shkurtuar) për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese.

Në kërkim për vrasjen e dyfishtë vijojnë të jenë Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi.

Drejtoria e Policisë së Lezhës ka analizuar edhe profilin e dy viktimave Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Bazuar në analizën e sistemeve të policisë TIMS dhe MEMEX, Bujar Lika rezulton të ketë qenë i padënuar më parë më vendim gjyqësor, por ka qenë objekt pune i strukturave të Krimeve të Rënda. Bujar Lika, i cili figuron i regjistruar edhe me identitetet Bujar Hasani alias Arton Isufi (Lika) ka qenë i shpallur në kërkim me kartelë “Rozë” si autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në ambientet e lokalit Muraga në Linzë të Tiranës më 11 Nëntor 2015, ku mbeti i vrarë Enton Nikaj dhe u plagos rëndë një person tjetër. Në raportin e Policisë së Lezhës thuhet se Bujar Lika ka patur lidhje shoqërore me persona të dyshuar për krime kundër personit.

Paulin Gjergji nuk rezulton të ketë qenë i dënuar me vendim gjyqësor në Shqipëri. Nga të dhënat e sistemeve TIMS dhe MEMEX, nuk rezulton që të jetë evidentuar si person me precedent kriminal dhe nuk ka patur rekorde kriminale. I vetmi informacion i regjistruar ndaj tij në sistemet e policisë është vetëm ngjarja e 30 Majit 2020 në ambientet e hotelit A&A, ku mbeti vetë i vrarë së bashku me mikun e tij Bujar Lika.



Ju sugjerojmë

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
-U tha në Opinion

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

18 Qershor, 2025 11:41 pm
Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
-U tha në Opinion

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

18 Qershor, 2025 11:15 pm
Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
-U tha në Opinion

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

18 Qershor, 2025 11:04 pm
Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

18 Qershor, 2025 10:48 pm
Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…
-U tha në Opinion

Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…

18 Qershor, 2025 10:42 pm
Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë
-U tha në Opinion

Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë

18 Qershor, 2025 10:37 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Përfaqësuesit iranianë duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë

18 Qershor, 2025 10:22 pm
A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?
Bota

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?

18 Qershor, 2025 10:13 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

18 Qershor, 2025 9:37 pm
Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
Aktualitet

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

18 Qershor, 2025 9:28 pm
Para
Trupat e Indisë dhe Kinës përlasen në kufirin e Himalajeve sërish pas dy vitesh

Trupat e Indisë dhe Kinës përlasen në kufirin e Himalajeve sërish pas dy vitesh

U shkarkua nga vetingu, ish-prokurorja fiton gjyqin në Strasburg

U shkarkua nga vetingu, ish-prokurorja fiton gjyqin në Strasburg

Emri/ Shpërndante kokainë dhe kanabis në Elbasan, arrestohet 42-vjeçari

Emri/ Shpërndante kokainë dhe kanabis në Elbasan, arrestohet 42-vjeçari
















TE FUNDIT

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
18 Qershor, 2025

Sinjalistika e qarkullimit rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të madh si pasojë e numrit të lartë të...

Lexo më shumë

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
18 Qershor, 2025

Qarkullimi rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të përhershëm gjatë vitit, të shtuar gjatë sezonit veror me bllokimin...

Lexo më shumë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
18 Qershor, 2025

Trafiku është kthyer në tmerrin e të gjithë drejtuesve të automjeteve në Shqipëri. Marrë shkak nga sinjalistika e tepruar dhe...

Lexo më shumë

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
18 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin Opinion ishte i ftuar analisti Fitim Zekthi, i cili foli rreth konfliktit Iran-Izrael...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com