Menu mesdhetare e ndërthurur me elementë të kuzhinës shqiptare. Ka qenë shefi Julian Zguro ai që ka përzgjedhur menunë e mikpritjes për liderët e BE pjesëmarrës në samitin e Tiranës më 6 Dhjetor, ku përfshihej gjalpi i dhisë, flija e patates apo makaronat tradicionale.
Ndërkohë, Opinion.al mëson se menu bufe është shërbyer për gazetarët në zyrën e shtypit, gjithashtu me elementë të rëndësishëm të kuzhinës shqiptare, përzgjedhur nga shefi Julian Zguro në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare./Opinion.al