Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 8 dhjetor 2022



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:13 - 08/12/22 |
Opi Nion

Shqipëria do të vijojë të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta për gjatë gjithë 24-orëshit në të gjithë territorin. Deri në orët e mesditës priten intervale të shkurtra me kthjellime.

Sipas MeteoAlb, në pasdite dhe në mbrëmje do të shtohen vranësirat, duke sjellë reshje të pakta shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit. Gjithashtu pjesërisht Jugu i Shqipërisë mbetet i rrezikuar nga reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Pas