Është hapur rruga drejt aeroportit të Rinasit. Në rrugën e re ishte e pranishme Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë e njëkohësisht Zv/Kryeministrja Belinda Balluku.
Duke vlerësuar punimet, Balluku është shprehur se kjo rrugë do të lehtësojë trafikun që vjen drejt aeroportit.
“Ndodhemi në rrugën e re e cila krijon një unazë qarkulluese në aeroportin e Rinasit duke shfryrë kështu trafikun dhe gjithë problematikën që kemi pasur kryesisht gjatë sezonit veror për hyrjet dhe daljet nga parkingjet. Nuk kemi gjithë fluksin e trafikut që vinte si nga veriu e si nga Tirana dhe që rrotullohej rreth bustit të Nënë Terezës që nuk kishte kapacitete për ta mbajtur. Në mes të rrugës nga qafa e Kasharit në drejtim të Rinasit kemi një dalje djathtas që dërgon një pjesë të trafikut, pra atë pjesë të trafikut që është e dedikuar vetëm për aeroportin e Rinasit”,-tha Balluku./Opinion.al