Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

6 dhjetori, Berisha: Nuk ka samit pa protestë, BE të njihet me korrupsionin e qeverisë

2022/12/02 at 5:43 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
6 dhjetori, Berisha: Nuk ka samit pa protestë, BE të njihet me korrupsionin e qeverisë

Kryetari i PD, Sali Berisha është takuar pasditen e sotme me qytetarët në njësinë 7 në Tiranë.

Berisha është ndalur te protesta e 6 dhjetorit që zhvillohet në të njëjtën ditëm e samitin e BE me Ballkanin Perëndimor.

Kryedemokrati theksoi se protesta në ditën samiteve zhvillohen edhe në vende të tjera perëndimore që mbrojnë demokracinë. Për kreun e demokratëve nuk ka samite pa patur protesta.

Sipas Berishës, qeveria është e korruptuar dhe këtë gjë protesta duhet t’ua tregojë liderëve të BE.

“Shpreh kënaqësinë që takohem me ju, në prag të dy ngjarjeve shumë të veçanta në historinë e Shqipërisë, të PD-së dhe popullit opozitar. Këto ngjarje janë, protesta, do ta quaja më europiane që shqiptarët kanë organizuar pas dhjetorit të vitit 1991, protestë në të cilën populli opozitar do të jetë i tëri në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në një mision të madh, për të përfaqësuar aty, përkushtimin, vlerësimin, qëndrimin ndaj vlerave të demokracisë, dhe atyre evropiane. Njerëzit të cilët kanë respekt për lirinë, dinjitetin e tyre, të drejtat e tyre, përdorin protestën si zë të tyre. Përdorin protestën për të dëshmuar se asgjë nuk mund të mposhtë të drejtën e tyre për tu dëgjuar. Njerëzit të cilët tremben, kanë frikë, zgjedhin heshtjen, ngushëllojnë veten me ç’më duhet mua dhe vazhdojnë në orbitën e njerëzve të shtypur. Ne të tillë nuk jemi. Ne do të ndjekim shembullin e qytetarëve të lirë të Francës, Italisë, Anglisë, SHBA-së, Gjermanisë dhe të çdo vendi tjetër të cilët në çdo samit të lidërve të Europës apo botës, pavarësisht se gëzojnë liritë dhe të drejta pakrahasimisht më shumë se ne janë në protestë. Nuk ka samit pa protestë. Të tilla ndodhin vetëm në vende diktatoriale ku protestat janë të ndaluara, ku diktatorët mblidhen dhe nuk pipëtin asgjë. Edi Rama po bën gjithçka për të krijuar këtë tabllo dhe në Shqipëri, por ne kurrë nuk do ta lejojmë. Ne do të jemi në shesh me të madh e të vogël. Ne dalim në shesh sepse protesta si e tillë është një detyrë dhe e drejtë kushtetuese e jona. Ne dalim në shesh sepse nuk përfaqësohemi nga ai që ulet me presidentë e kryeministria të BE-së. Pavarësisht se strategjia ka përcaktuar Tiranën si qytetin e këtij samiti, nderi i Shqipërisë, i Tiranës, i yni, dinjiteti ynë kërkon që ne në datën 6 ora 12:00 të jemi në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Protestat nuk kanë asgjë negative, përkundrazi me protestën tonë ne i shpëtojmë nderin, fytyrën, dinjitetin, Shqipërisë dhe shqiptarëve. A nuk është Europa dhe bota që thotë se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk po e themi ne, por po e thonë institucionet e besimit të mirë Europiane dhe botërore. Atëherë çfarë do të bëjmë ne që kemi mysafir dinjitarët më të lartë të Europës; do të jemi në shesh për të ju thënë se i korruptuar është Edi Rama me qeverinë e tij dhe ne jemi antikorrupsioni shqiptar.  Ne nuk jemi të korruptuar, por jemi viktima të këtij korrupsioni. Shqipëria jo nga ne, por nga mediat evropiane dhe botërore është cilësuar si ‘Kolumbia e Europës’ është cilësuar narko shteti i parë dhe i vetëm në Europë dhe kjo jo pa baza.  Ju e shikoni, kush e bënte drogën në Shqipëri. 3 ministra droge emërohen njëri-pas tjetrit në Ministrinë e Brendshme. Edhe ky që është sot është deri në vesh me drogën, sepse është Edi Rama, sepse ata nuk i kanë caktuar qytetarët, por Edi Rama. Sepse ai adapton platformën e drogës. Atëherë ne, qytetarët që pësojnë pasojat e kësaj politike, nuk mund të jenë atë ditë, përveç se në shesh. Për të ju thënë atyre, burra dhe grave të shquar se ne nuk jemi droga e krimi. Krimi është ai që keni në tavolinë. Ne jemi kundër krimit, kundër drogës.”,-tha Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur

5 Korrik, 2025 5:28 pm
Rriten ankesat e qytetarëve për policinë
Aktualitet

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë

5 Korrik, 2025 5:14 pm
Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë
Bota

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

5 Korrik, 2025 4:54 pm
Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend
Aktualitet

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

5 Korrik, 2025 4:37 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Ngërçi politik në Kosovë/DW:Votimi i fshehtë apo i hapur – kjo është çështja

5 Korrik, 2025 4:28 pm
Velipojë, shtohen hapësirat publike/Rruga Shëngjin-Velipojë me ndikim pozitiv
Aktualitet

Velipojë, shtohen hapësirat publike/Rruga Shëngjin-Velipojë me ndikim pozitiv

5 Korrik, 2025 4:17 pm
Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit
Aktualitet

Mbyllet kapitulli i rinumërimit të votave/Asnjë ndryshim në përbërjen e parlamentit

5 Korrik, 2025 3:53 pm
Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës: I rremë! Mesazhi i ardhur nga..
Aktualitet

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës: I rremë! Mesazhi i ardhur nga..

5 Korrik, 2025 3:49 pm
Shtimi i pasagjerëve në TIA/ Malaj: Turizmi, sektor kyç për zhvillimin ekonomik
Aktualitet

Shtimi i pasagjerëve në TIA/ Malaj: Turizmi, sektor kyç për zhvillimin ekonomik

5 Korrik, 2025 3:38 pm
‘Rinumërimi tregoi vjedhjet në Fier’/Bardhi: SPAK të nisë hetimet për Ceno Klosin
Aktualitet

‘Rinumërimi tregoi vjedhjet në Fier’/Bardhi: SPAK të nisë hetimet për Ceno Klosin

5 Korrik, 2025 3:25 pm
Para
Mik i ngushtë me Putinin, del në ankand superjahti i oligarkut rus

Mik i ngushtë me Putinin, del në ankand superjahti i oligarkut rus

BE i “tërheq” veshin Vuçiçit dhe Kurtit: Të shmangen veprimet që nxisin tensione

BE i “tërheq” veshin Vuçiçit dhe Kurtit: Të shmangen veprimet që nxisin tensione

Portugalia merr me vete Korenë e Jugut në fazën tjetër

Portugalia merr me vete Korenë e Jugut në fazën tjetër

TE FUNDIT

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur
5 Korrik, 2025

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shijan. Sipas informacioneve të para,...

Lexo më shumë

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë

Rriten ankesat e qytetarëve për policinë
5 Korrik, 2025

Sjellja e punonjësve të policisë ndaj qytetarëve vijon të mbetet një sfidë tejet e vështirë për uniformat blu. Ky fakt...

Lexo më shumë

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë
5 Korrik, 2025

Sipas Shërbimit Sekret Gjerman BND dhe dy agjencive holandeze të shërbimit sekret MIVD dhe AIVD, Rusia po rrit përdorimin e...

Lexo më shumë

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend
5 Korrik, 2025

Në shumë kulla vrojtimi në bregdet nuk ka asnjë njeri. Plazhet janë plot, por sytë e atyre që garantojnë sigurinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com