Ka përfunduar takimi mes kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kryedemokratit Sali Berisha në selinë blu.
Takimi mes Metës dhe Berishës zgjati rreth një orë.
Takimi mes tyre vjen pak ditë para protestës së paralajmëruar të 6 Dhjetorit, ditë kur do të mbahet gjithashtu në Tiranë edhe Samiti BE- Ballkani Perëndimor.
Kreu i PL-së u shoqërua në këtë takim nga deputeti i kësaj force politike, Petrit Vasili.
Ndërkohë, ditën e djeshme, Ilir Meta konfirmoi publikisht se Partia e Lirisë do të jetë në protestën e 6 dhjetorit.