Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gjendja e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbart rrezikun për dhunë”

2022/11/22 at 9:23 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Gjendja e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë mbart rrezikun për dhunë”

Analisti amerikan Charles Kupchan thotë se gjendja e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë është e serioze dhe ekziston rreziku për dhunë dhe bllokim të mëtejshëm. Studiuesi i Këshillit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë i tha të martën Zërit të Amerikës se BE dhe SHBA kanë të drejtë që janë të shqetësuara por shtoi se trysnia duhet të mbahet ndaj të dyja palëve.

“Situata është mjaft e tensionuar tani, në kuptimin që jemi kemi arritur në një ngërç dhe qeveria e Kosovës ka rënë dakord për një shtyrje vetëm 48 orëshe dhe ekziston mundësia që të rikthehemi në një pikë ku ringjallet rreziku për dhunë”, tha ai duke iu referuar shtyrjes që qeveria e Kosovës pranoi për zbatimin e vendosjes së gjobave për targat e makinave në Veri, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara.

Zoti Kupchan mendon se qëndrimet e të dyja palëve kanë merita.

“Nga njëra anë thotë ai, një ndryshim i status-quosë mund të trondisë një ekuilibër delikat dhe të krijojë kushte për dhunë. Nga ana tjetër, kryeministri Kurti ka të drejtë kur thotë se pala serbe duhet të angazhohet në një dialog të sinqertë për normalizimin. Unë mendoj se Kurti po e përdor çështjen e targave të makinave si një mënyrë për ta detyruar Serbinë që të merret me çështjet më madhore”, thotë zoti Kupchan.

Ai shton se se është e qartë që situata është e tensionuar dhe se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë që janë të shqetësuara për pasojat e mundshme.

“Mendoj që SHBA dhe BE duhet ta mbajnë trysninë ndaj të dyja palëve dhe mesazhi ndaj Beogradit duhet të jetë që të angazhohet në një dialog të sinqertë me Kosovën për normalizim dhe rrjedhimisht njohje të saj. Nga ana tjetër mendoj se duke pasur parasysh mundësinë e dhunës, duke qenë se situata është e rrezikshme, trysnia ndaj Kosovës është e kuptueshme, meqenëse vazhdimi i planit për zbatimin e vendimit për targat e makinave, mund të trondisë status-quonë”, tha ai.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha të hënën në mbrëmje, pasi takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dështoi, se të dyja palët “duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që të mos rrezikohen dekada të paqes së fituar me vështirësi në një rajon të brishtë”.

Zoti Kupchan bie dakord se bisedimet janë rruga më e mirë.

“Mendoj se rezultati më i mirë do të ishte që Beogradi të bjerë dakord të ulet në tryezë në drejtim të përparimit drejt një marrëveshjeje përfundimtare. Përndryshe do të jemi në një situatë të bllokuar”, tha ai./ VOA

Ju sugjerojmë

Meshkujt nuk i pranojnë problemet e shëndetit mendor
Aktualitet

Meshkujt nuk i pranojnë problemet e shëndetit mendor

21 Maj, 2025 5:42 pm
Finalet e EURO U-17 në Shqipëri, Presidenti i UEFA-s dhe Duka vlerësojnë organizimin
Sport

Finalet e EURO U-17 në Shqipëri, Presidenti i UEFA-s dhe Duka vlerësojnë organizimin

21 Maj, 2025 5:35 pm
Përmbytje në Francë, raportohet për viktima dhe të zhdukur
Bota

Përmbytje në Francë, raportohet për viktima dhe të zhdukur

21 Maj, 2025 5:12 pm
Putin në vizitë befasuese në Kursk mes kritikave se po i zvarrit bisedimet për paqe
Bota

Putin në vizitë befasuese në Kursk mes kritikave se po i zvarrit bisedimet për paqe

21 Maj, 2025 4:59 pm
Erdogan do të marrë pjesë në samitin e tetorit në Rusi
Bota

Erdogan: Civilët në Gaza po përjetojnë ferrin, të ndalet ekspansionizmi i Izraelit

21 Maj, 2025 4:57 pm
Veriu ka numrin më të lartë të makinave për banorë
Aktualitet

Veriu ka numrin më të lartë të makinave për banorë

21 Maj, 2025 4:32 pm
Oferta pune ende pa e marrë diplomën: Kosova si fabrikë e mjekëve që ikin jashtë
Rajoni

Oferta pune ende pa e marrë diplomën: Kosova si fabrikë e mjekëve që ikin jashtë

21 Maj, 2025 4:19 pm
Turistët mbushin Shqipërinë që në pranverë
Aktualitet

Turistët mbushin Shqipërinë që në pranverë

21 Maj, 2025 4:09 pm
Eksportet në rënie, ulen me 5% për Prillin/ Fasonët: Kredia sovrane të vijojë
Aktualitet

Eksportet në rënie, ulen me 5% për Prillin/ Fasonët: Kredia sovrane të vijojë

21 Maj, 2025 4:03 pm
Spanjë/ Ekzekutohet këshilltari i ish-presidentit ukrainas Yanukovich
Bota

Spanjë/ Ekzekutohet këshilltari i ish-presidentit ukrainas Yanukovich

21 Maj, 2025 3:57 pm
Para
Kupa e botës/ Franca fiton 4-1 përballë Australisë

Kupa e botës/ Franca fiton 4-1 përballë Australisë

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 23 nëntor 2022

Plane për fundjavën? Zonat ku pritet të ketë reshje shiu

Moti/ Dita nis me shi, por kushtet e motit përmirësohen gjatë pasdites

TE FUNDIT

Meshkujt nuk i pranojnë problemet e shëndetit mendor

Meshkujt nuk i pranojnë problemet e shëndetit mendor
21 Maj, 2025

Meshkujt shqiptare nuk i pranojnë problemet me shëndetin mendor. Të dhënat e ISHP tregojnë se 1 në 10 meshkuj përjetojnë...

Lexo më shumë

Finalet e EURO U-17 në Shqipëri, Presidenti i UEFA-s dhe Duka vlerësojnë organizimin

Finalet e EURO U-17 në Shqipëri, Presidenti i UEFA-s dhe Duka vlerësojnë organizimin
21 Maj, 2025

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, së bashku me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, kanë folur për faqen zyrtare të UEFA-s...

Lexo më shumë

Përmbytje në Francë, raportohet për viktima dhe të zhdukur

Përmbytje në Francë, raportohet për viktima dhe të zhdukur
21 Maj, 2025

Tre persona kanë vdekur pasi stuhitë e forta shkaktuan përmbytje në rajonin Var të Francës juglindore. Shiu ka shkaktuar gjithashtu...

Lexo më shumë

Putin në vizitë befasuese në Kursk mes kritikave se po i zvarrit bisedimet për paqe

Putin në vizitë befasuese në Kursk mes kritikave se po i zvarrit bisedimet për paqe
21 Maj, 2025

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e bëri një vizitë të papritur të mërkurën në rajonin Kursk të Rusisë, në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com