Policia ka zbardhur vrasjen e Briken Sanajt, ngjarje e ndodhur te Kodra e Diellit në Tiranë. Sipas burimeve të Klan News, policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar dhe e ka shpallur në kërkim.
Ai dyshohet se ndodhet në Belgjikë. Për këtë arsye policia i ka dërguar letërporosi Belgjikës për arrestimin e tij.
Briken Sanaj u ekzekutua mbrëmjen e 30 Tetorit, teksa po dilte nga garazhi në rezidencën Kodra e Diellit, ku dhe jetonte. 39-vjeçari, njihej edhe me emrin Skerdilajd./Opinion.al