Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Dy vende të BE-së kërkojnë pezullimin e vizave, 740 mijë shqiptarë të larguar

2022/11/08 at 4:26 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Dy vende të BE-së kërkojnë pezullimin e vizave, 740 mijë shqiptarë të larguar

Partia Demokratike deklaroi këtë të martë, 8 nëntor teksa shënohen 12 vite që nga dita kur ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të Bashkimit Europian votuan pro lëvizjes së lirë të shqiptarëve në hapësirën Shengen se që prej vitit 2019 Shqipëria është i vetmi vend në rajon, ndaj të cilit ka një kërkesë zyrtare për pezullimin e vizave.


Sipas PD kërkesa është bërë nga Holanda, së cilës i është bashkuar edhe presidenca çeke e BE-së para disa javësh.

Në një deklaratë për mediat, drejtuesja e Departamentit për Politikat me Jashtë, Ilda Zhulali tha se brenda tetë viteve janë larguar nga Shqipëria mbi 740 mijë shqiptarë.

Ndër të tjera, Partia Demokratike i bëri thirrje qeverisë që të trajtojë me urgjencë problematikat e ngritura nga Bashkimi Eropian lidhur me nismat e amnistisë fiskale, pasaportat e arta si dhe masat e marra për të frenuar shpopullimin e vendit.

“Si sot, 12 vite më parë, Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të Bashkimit Europian votuan pro lëvizjes së lirë të shqiptarëve në hapësirën Shengen.

Ministrat e BE do të pohonin njëzëri se ky vendim “bazohej në zbatimin e reformave madhore që lidheshin me sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, emigracionit, forcimin e kufijve dhe sigurinë e dokumenteve.”

Brenda dy viteve, 40 institucione shqiptare u angazhuan për përmbushjen e 140 kushteve, ku përfshiheshin regjistri elektronik kombëtar, letërnjoftimet dhe pasaportat biometrime, sistemet TIMS dhe MEMEX, çlirimi i qyteteve prej bandave, shkatërrimi i rrjeteve të trafikantëve të qenieve njerëzore, dhe deri te krijimi i kushteve të punësimit e arsimimit për të gjithë shtetasit shqiptarë që nisën të kthehen në Shqipëri.

Qytetarët shqiptarë ishin përfituesit më të mëdhenj të lëvizjes pa viza drejt BE, jo vetëm sepse kjo i dha fund dramës së familjeve të ndara prej vitesh, por edhe për zhdukjen e një paragjykimi të pamerituar si kontigjent rreziku për Europën.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në periudhën 2009-2013, 134.000 shtetas shqiptarë u rikthyen në atdhe.

Shqipëria zuri vendin e parë të kryetitujve ndërkombëtarë si vendi që u anëtarësua në NATO, që liberalizoi vizat, dhe që përparoi drejt anëtarësimit në BE.
Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, nga viti 2014, janë larguar nga Shqipëria mbi 740.000 shqiptarë.

Që prej vitit 2019, Shqipëria është i vetmi vend i rajonit, ndaj të cilit ka një kërkesë zyrtare për pezullimin e vizave, të kërkuar prej Holandës, së cilës i është bashkuar edhe presidenca ceke e BE para disa javësh.

Shqetësimet e vendeve europiane lidhen me fuqizimin e krimit të organizuar, me nivelin alarmant të korrupsionit, me rritjen dramatike të emigracionit, me cënimin e sigurisë.

Partia Demokratike përsërit thirrjen e saj për trajtimin me urgjencë të të gjitha çështjeve të ngritura nga vendet anëtare të BE, përfshirë:

  1. Refuzimin nga ana e Kuvendit të ligjit të aministisë fiskale dhe penale që favorizon pastrimin e parave të krimit dhe parave të vjedhura prej shqiptarëve;
    2. Ndalimin e skemës së pasaportave të arta, që rrezikon të strehojë individë të dyshuar në veprimtari kriminale apo terroriste;
    3. Marrjen e masave urgjente për të adresuar shkaqet që motivojnë emigrimin masiv të shqiptarëve;
    4. Përshtatjen e politikës së vizave me atë të Bashkimit Europian, vecanërisht ndaj shteteve si Rusia, që konsiderohen rrezik ndaj sigurisë europiane;

Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë masivisht në protestën e së shtunës kundër politikave të shpopullimit që po ndjek Edi Rama, duke cënuar dhe arritjen më të madhe, të lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Europë”, tha Ilda Zhulali./Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Deklarata e fortë e ministrit izraelit Katz: Khamenei s’duhet të mbetet gjallë!
Bota

Deklarata e fortë e ministrit izraelit Katz: Khamenei s’duhet të mbetet gjallë!

19 Qershor, 2025 2:59 pm
Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?
Bota

Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?

19 Qershor, 2025 2:56 pm
Apeli i BE për politikën shqiptare/ Bashkëpunim për reformat e integrimit
Aktualitet

Apeli i BE për politikën shqiptare/ Bashkëpunim për reformat e integrimit

19 Qershor, 2025 2:49 pm
“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
Aktualitet

“Kam vëllanë në Ministri”/Mashtroi për vend pune, SPAK:1 vit burg për Dritan Lleshin

19 Qershor, 2025 2:35 pm
I dehur në makinë, deputeti i PD-së pranon ngjarjen në GJKKO/SPAK kërkon dënimin…
Aktualitet

I dehur në makinë, deputeti i PD-së pranon ngjarjen në GJKKO/SPAK kërkon dënimin…

19 Qershor, 2025 2:20 pm
“Nuk ka filluar të flasë laptopi”/ Berisha: Nesër, lajm të veçantë
Aktualitet

“Nuk ka filluar të flasë laptopi”/ Berisha: Nesër, lajm të veçantë

19 Qershor, 2025 1:57 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

Mungoi në publik për disa ditë/ Sali Berisha flet për gjendjen e tij shëndetësore..

19 Qershor, 2025 1:56 pm
“S’ka moshë mbrojtja e së vërtetës”/Berisha:30 vite në politikë, por ky është mision
Aktualitet

Rinumërimi i votave/Berisha: Procesi, jo kërkesë primare e PD! Mbështesim kandidatët

19 Qershor, 2025 1:44 pm
VIDEO: Pranë plazhit, merr flakë pylli i Sodës në Vlorë
Aktualitet

VIDEO: Pranë plazhit, merr flakë pylli i Sodës në Vlorë

19 Qershor, 2025 1:37 pm
“Asnjë përpjekje për denoncimin e farsës së 2021”/Berisha: Basha luftoi për karrigen
Aktualitet

“Parashikuar si ministër i..”/Berisha: Arkend Balla,përfaqësues i kartelit Troplini

19 Qershor, 2025 1:34 pm
Para
Rama nga Kamza: Gjimnazi ku luaja basketboll në Paris, as që i afrohej shkollës këtu

Rama nga Kamza: Gjimnazi ku luaja basketboll në Paris, as që i afrohej shkollës këtu

Gruaja: Po bëjmë 2 Km në këmbë. Keni nëna ju? Rama: Për 2 javë fillon ndërtimi i shkollës

Gruaja: Po bëjmë 2 Km në këmbë. Keni nëna ju? Rama: Për 2 javë fillon ndërtimi i shkollës

Opinion/ Përsëri arka me banana me drogë! Kush po i sulmon shqiptarët në Angli?

Opinion/ Përsëri arka me banana me drogë! Kush po i sulmon shqiptarët në Angli?
















TE FUNDIT

Deklarata e fortë e ministrit izraelit Katz: Khamenei s’duhet të mbetet gjallë!

Deklarata e fortë e ministrit izraelit Katz: Khamenei s’duhet të mbetet gjallë!
19 Qershor, 2025

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz ka bërë sërish një deklaratë të fortë për liderin suprem të Iranit, Ajatollah...

Lexo më shumë

Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?

Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?
19 Qershor, 2025

Rrjeti propagandistik rus ‘Pravda’, i njohur për shpërndarjen e dezinformatave në mbi 80 shtete në gjuhë të ndryshme, tash e...

Lexo më shumë

Apeli i BE për politikën shqiptare/ Bashkëpunim për reformat e integrimit

Apeli i BE për politikën shqiptare/ Bashkëpunim për reformat e integrimit
19 Qershor, 2025

Mbledhja dy ditore e Komitetit të Stabilizim-Asocimit mes Parlamentit Europian dhe Shqipërisë e mbajtur në Strasburg është mbyll me apelin...

Lexo më shumë

“Kam vëllanë në Ministri”/Mashtroi për vend pune, SPAK:1 vit burg për Dritan Lleshin

“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
19 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë ka dorëzuar para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com