Emisionet

Opinion/ Përsëri arka me banana me drogë! Kush po i sulmon shqiptarët në Angli?



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:00 - 08/11/22 |
Opi Nion

Në emisionin “Opinion” të së hënës (7 nëntor 2022)  është diskutuar për dy tema të ndryshme, “Përsëri arka me banana me drogë!” dhe “Kush po i sulmon shqiptarët në Angli?”.

Në pjesën e parë të emisionit, për rreth 30 minuta është diskutuar për sasinë e fundit të kokainës të sekuestruar në portin e Durrësit.

Të ftuar në studio:

  1. Artan Hoxha
  2. Julian Kasapi

Në lidhje të drejtpërdrejtë:

  1. Ilir Qafa- avokat i kompanisë “BanaKing”

Gazetari Julian Kasapi bëri të ditur se një prej kontrollorëve të skanerit, i cili është vënë në pranga, ka qenë personi që ka zbuluar sasinë prej 613 kilogramë kokainë disa vite më parë.

Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha tha se jo vetëm atë sasi, por ky kontroll, i cili sot është në burg, ka kapur 12 raste të kokainës.

Ndërsa, Ilir Qafa, avokati i kompanisë “Bana King”, në kontejnerët e së cilës një javë më parë u gjetën kokainë, thotë se kompania që ai përfaqëson nuk ka lidhje me drogën. Sipas tij, ka qenë pikërisht kjo kompani që ka insistuar për të mos tërhequr asnjë arkë me banane pa u kontrolluar fizikisht, me qen. Sa i takon presidentit të kompanisë, avokati tha se është shpallur në kërkim nga policia si person që ka të dhëna mbi ngjarjen dhe patjetër do të japë shpjegimet e tij.

Në pjesën e dytë dhe të tretë të emisionit “Opinion” u fol për sulmet e fundit ndaj emigrantëve shqiptarë dhe deklaratat e politikanëve shqiptarë lidhur me këtë çështje.

Të ftuar në studio:

  1. Ervin Salianji
  2. Gerta Zaimi
  3. Fabian Zhilla
  4. Julian Zyla

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

Pas