Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi për klimën, Guterres: Bashkëpunoni ose do të zhdukemi

2022/11/07 at 6:11 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Takimi për klimën, Guterres: Bashkëpunoni ose do të zhdukemi

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha sot se udhëheqësit botërorë duhet të bashkëpunojnë për zgjidhjen e sfidave të ndryshimeve klimatike, ose njerëzimi do të përballet me zhdukjen. Në takimin e përvitshëm mbi klimën që po mbahet në Egjipt, zoti Guterres u bëri thirrje në veçanti Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, që të punojnë së bashku për çështjet e ndryshimit të klimës, duke bërë thirrje për arritjen e një marrëveshje botërore.


Më shumë se 100 udhëheqës botërorë po marrin pjesë në takimin e përvitshëm të OKB-së për klimën në Egjipt, ku po diskutohet mbi përpjekjet për të zgjidhur problemin e ndryshimeve klimatike, i cili po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Shkencëtarët e kanë quajtur këtë një nga sfidat më të mëdha të botës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se për t’i dhënë fund të gjitha vuajtjeve dhe për të shmangur “rrugën drejt ferrit klimatik”, duhet të ketë një bashkëpunim më të madh mes udhëheqësve botërorë.

“Njerëzimi duhet të bëjë një zgjedhje: të bashkëpunojë, ose të zhduket. Duhet të ketë një Marrëveshje Solidariteti për Klimën, ose Vetëvrasje Kolektive”, tha ai para udhëheqësve botërorë të mbledhur në Sharm el-Sheikh.

Organizata e Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje vendeve për arritjen e një marrëveshje solidariteti për klimën që do të përfshinte mbështetjen e mjaftueshme financiare për vendet e varfra në mënyrë që ato të jenë në gjendje të përballojnë efektet e ngrohjes globale. Zoti Guterres përsëriti thirrjet për vendosjen e një takse ndaj fitimeve të mëdha të kompanive të prodhimit të naftës.

Në fjalimin hapës të konferencës, Presidenti egjiptian Abdel Fattah e-Sissi paralajmëroi se “planeti po bëhet një botë e vuajtjeve”.

“Ndryshimi i klimës nuk do të ndalet pa ndërhyrjen tonë. Koha është e kufizuar dhe ne duhet të shfrytëzojmë çdo sekondë që kemi për trajtimin e këtij problemi”, tha ai.

Udhëheqësit botërorë pritet të mos bien dakord mbi mënyrën se si vendet e pasura duhet t’i kompensojnë vendet e varfra për fatkqësitë e shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Zyrtarët thonë se qëllimi më i rëndësishëm i bisedimeve është zbatimi i planeve të Marrëveshje së Parisit të 2015, e cila synon të kufizojë ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit. Ndonëse është rënë dakord mbi kornizën e marrëveshjes, shumica e vendeve ende nuk kanë paraqitur plane gjithëpërfshirëse për zbatimin e saj.

OKB-ja thotë se tani, më shumë se kurrë, pasojat e mosveprimit mund të jenë shkatërruese, me valë të shumta vdekjeprurëse të nxehtësisë, rritje të shpejtë të nivelit të deteve dhe shkrirje të akullnajave që kërcënojnë “jetën në çdo kontinent”.

Për disa njerëz përshtatja me ndryshimet e motit pa asnjë lloj ndihme mund të jetë e pamundur, thotë fermerja Huda Saad nga delta e Nilit.

“Nëse moti është i mirë, ne marrim të korra të mira, por nëse vazhdon të jetë kështu, bimët shkatërrohen dhe nuk do të kemi gjë për të shitur”, thotë ajo.

Udhëheqësit e Indisë dhe Kinës, të cilat së bashku me Shtetet e Bashkuara janë tre ndotësit më të mëdhenj në botë, nuk do të marrin pjesë në negociatat për klimën, ndërsa Presidenti i Shteteve të Bashkura, Joe Biden, pritet t’i bashkohet takimit pas disa ditësh./VOA



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
Bota

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

10 Maj, 2025 7:43 pm
Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës
Aktualitet

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës

10 Maj, 2025 7:14 pm
Para
Çfarë u tregon të tjerëve gjuha jote e trupit

Çfarë u tregon të tjerëve gjuha jote e trupit

Stoltenberg flet me Kurtin dhe Vuçiç, u kërkon të përmbahen nga përshkallëzimet

Stoltenberg flet me Kurtin dhe Vuçiç, u kërkon të përmbahen nga përshkallëzimet

Ish-presidenti i Koresë duhet të kthejë qentë që i dhuroi Kim Jong Un

Ish-presidenti i Koresë duhet të kthejë qentë që i dhuroi Kim Jong Un
















TE FUNDIT

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
10 Maj, 2025

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim dy persona të cilët akuzohen për krime zgjedhore. Përmes një njoftimi, blutë bëjnë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
10 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë mbrëmjen e sotme në postim në rrjetet sociale ku ka denoncuar një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com