Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Raporti i Çupit, moskoherencë”, ministri: Sot kemi 35% më pak burokratë në administratë

2022/10/31 at 4:58 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Raporti i Çupit, moskoherencë”, ministri: Sot kemi 35% më pak burokratë në administratë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në seancën e sotme plenare ka kritikuar raportin e prezantuar nga deputetja e PD Dhurata Çupi për ndarjen e re territoriale.

Nga foltorja e Kuvendit, Çuçi tha se ky raport ka një moskoherencë. Sipas tij, në të gjithë raportin e lexuar nga Dhurata Çupi, thuhet se ndarja territoriale është katastrofë, por në konkluzionet përfundimtare mbahen 85% e bashkive aktuale.

 “Edhe ky komision nuk e prishi traditën e daljes me dy raporte pas mbarimit të mandatit. Dhe dua të përpiqem të jem sa më racional pasi për të thënë të vërtetën, me dëshirën dhe përpjekjen për të dalë nga xhaketa e ministrit që është marrë me këtë reformë në 2014-ën dhe që kam qenë njeriu që e kam ndjekur që nga dita e parë e deri tek e fundit, dua ta shoh si Ministër i Brendshëm se ku jemi me rezultatet e reformës së 2015-ës.

Keqardhje për raportin e zonjës Çupi sepse vihet re në mënyrë flagrante, e shprehur moskoherenca mes asaj që bën raporti në analizë me konkluzionin. Trajtohej sikur ndarja ishte katastrofë, ndërsa në propozimet përfundimtare mbahen 85% e të gjithë bashkive sot.

Mund të thoni që ka ecur, por nëse thoni se 85% e bashkive kanë funksionuar, pjesa tjetër mund të funksionojë. Ka një moskoherencë dhe mendoj se është politike. Unë këtu nuk ndaj asnjë nga forcat politike për të konsoliduar pushtetin vendor. Dua të ndaleshim me arritjet, ecurinë e reformës deri në ditën e sotme.

Denaj ka bërë një raport shumë realist duke sjellë fakte dhe duke bërë rekomandime. Rekomandime që si ministër, në ato pjesë që më takojnë, do i shtyj përpara. Nuk ndihem mirë kur shoh se çfarë rezultatesh ka sjellë reforma territoriale duke i krahasuar me atë abstragim që bënim kur bënim reformën. Sot ku jemi me këto parametra?”-tha Çuçi.

Ndër të tjera Çuçi tha se ka rritje të buxhetit në tërësi nga 2.1% në 3.2% në 2021-shin, ndërsa theksoi se shërbimet për qytetarët janë rritur.

“Kemi rritje të buxhetit në tërësi, nga 2.1% të GDP-së, e kemi 3.2% në 2021-shin. Shpenzimeet totale, ku futen transfertat e kushtëzuara, kanë arritur në 5.8% të GDP-së në 2021. Shifrat flasin vetë. Shpenzimet totale të pushtetit vendor, janë rritur nga 34 mld lekë në 2015-ën, kanë shkuar në 57 mld në 2021, pra një rritje me rreth 67%. Si është administrata. Administrata është 35% më e vogël e aparatit. Kemi një ulje të numrit të aparatit dhe padiskutim që kur flasim, kemi pasur 14401, sot në 61 bashki kemi mbi 9 mijë punonjës. Kemi më pak burokratë të aparateve më pak. Kur vjen puna për shërbimet janë rritur. Janë 7 funksione që janë transferuar nga pushteti qendror në pushtetin vendor”-tha Çuçi.

Ju sugjerojmë

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë
Aktualitet

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë

3 Korrik, 2025 9:31 am
Analiza/ Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?
Bota

Analiza/ Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?

3 Korrik, 2025 9:16 am
“Vlerë e shtuar për PS”, Rama: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e Shëndetësisë
Kryesore

“Vlerë e shtuar për PS”, Rama: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e Shëndetësisë

3 Korrik, 2025 9:10 am
Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?
Bota

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?

3 Korrik, 2025 9:01 am
Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar
Bota

Kreta në flakë, mijëra banorë dhe turistë të evakuuar

3 Korrik, 2025 8:58 am
Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët
Bota

Kapet në Kolumbi droni i parë nëndetës i përdorur nga narkotrafikantët

3 Korrik, 2025 8:28 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje kreut të Bankës Qendrore të Amerikës që të japë dorëheqjen

3 Korrik, 2025 8:24 am
Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?
Life Style

Pse është i rrallë ajri i kondicionuar në shtëpitë e europianëve?

3 Korrik, 2025 8:23 am
Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit
Kryesore

Rinumërimi i votave/ Pas Tiranës e Fierit, sot hapen 290 kutitë e Durrësit

3 Korrik, 2025 8:18 am
I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete
Bota

I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete

3 Korrik, 2025 8:16 am
Para
“Po tentoni të vidhni në tavolinë zgjedhjet e 2023”, Alibeaj debat me Çuçin

"Po tentoni të vidhni në tavolinë zgjedhjet e 2023”, Alibeaj debat me Çuçin

Balla: Në 14 Maj do të garohet në 61 bashki! Do fitojmë edhe Shkodrën

Balla: Në 14 Maj do të garohet në 61 bashki! Do fitojmë edhe Shkodrën

Iran/ Gjyq publik për 1.000 protestues në Teheran

Iran/ Gjyq publik për 1.000 protestues në Teheran

TE FUNDIT

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë
3 Korrik, 2025

Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht. Shkak është bërë arrestimi i një doganieri grek....

Lexo më shumë

Analiza/ Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?

Analiza/ Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?
3 Korrik, 2025

Lufta me Izraelin, muajin e kaluar, shkatërroi një pjesë të madhe të udhëheqjes ushtarake të Iranit, dobësoi mbrojtjen e tij...

Lexo më shumë

“Vlerë e shtuar për PS”, Rama: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e Shëndetësisë

“Vlerë e shtuar për PS”, Rama: Ina Majko do të jetë zv. Ministre e Shëndetësisë
3 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me emërimin e Ina Majkos si zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes...

Lexo më shumë

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?

Sa të dëmtuara janë objektet bërthamore të Iranit?
3 Korrik, 2025

Sipas ekspertëve, programi bërthamor i Iranit mbetet funksional pavarësisht bombardimeve masive. Teherani refuzon inspektimet ndërsa Uashingtoni kërcënon me sulme të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com