Aktualitet

“Raporti i Çupit, moskoherencë”, ministri: Sot kemi 35% më pak burokratë në administratë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:58 - 31/10/22 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në seancën e sotme plenare ka kritikuar raportin e prezantuar nga deputetja e PD Dhurata Çupi për ndarjen e re territoriale.

Nga foltorja e Kuvendit, Çuçi tha se ky raport ka një moskoherencë. Sipas tij, në të gjithë raportin e lexuar nga Dhurata Çupi, thuhet se ndarja territoriale është katastrofë, por në konkluzionet përfundimtare mbahen 85% e bashkive aktuale.

 “Edhe ky komision nuk e prishi traditën e daljes me dy raporte pas mbarimit të mandatit. Dhe dua të përpiqem të jem sa më racional pasi për të thënë të vërtetën, me dëshirën dhe përpjekjen për të dalë nga xhaketa e ministrit që është marrë me këtë reformë në 2014-ën dhe që kam qenë njeriu që e kam ndjekur që nga dita e parë e deri tek e fundit, dua ta shoh si Ministër i Brendshëm se ku jemi me rezultatet e reformës së 2015-ës.

Keqardhje për raportin e zonjës Çupi sepse vihet re në mënyrë flagrante, e shprehur moskoherenca mes asaj që bën raporti në analizë me konkluzionin. Trajtohej sikur ndarja ishte katastrofë, ndërsa në propozimet përfundimtare mbahen 85% e të gjithë bashkive sot.

Mund të thoni që ka ecur, por nëse thoni se 85% e bashkive kanë funksionuar, pjesa tjetër mund të funksionojë. Ka një moskoherencë dhe mendoj se është politike. Unë këtu nuk ndaj asnjë nga forcat politike për të konsoliduar pushtetin vendor. Dua të ndaleshim me arritjet, ecurinë e reformës deri në ditën e sotme.

Denaj ka bërë një raport shumë realist duke sjellë fakte dhe duke bërë rekomandime. Rekomandime që si ministër, në ato pjesë që më takojnë, do i shtyj përpara. Nuk ndihem mirë kur shoh se çfarë rezultatesh ka sjellë reforma territoriale duke i krahasuar me atë abstragim që bënim kur bënim reformën. Sot ku jemi me këto parametra?”-tha Çuçi.

Ndër të tjera Çuçi tha se ka rritje të buxhetit në tërësi nga 2.1% në 3.2% në 2021-shin, ndërsa theksoi se shërbimet për qytetarët janë rritur.

Kemi rritje të buxhetit në tërësi, nga 2.1% të GDP-së, e kemi 3.2% në 2021-shin. Shpenzimeet totale, ku futen transfertat e kushtëzuara, kanë arritur në 5.8% të GDP-së në 2021. Shifrat flasin vetë. Shpenzimet totale të pushtetit vendor, janë rritur nga 34 mld lekë në 2015-ën, kanë shkuar në 57 mld në 2021, pra një rritje me rreth 67%. Si është administrata. Administrata është 35% më e vogël e aparatit. Kemi një ulje të numrit të aparatit dhe padiskutim që kur flasim, kemi pasur 14401, sot në 61 bashki kemi mbi 9 mijë punonjës. Kemi më pak burokratë të aparateve më pak. Kur vjen puna për shërbimet janë rritur. Janë 7 funksione që janë transferuar nga pushteti qendror në pushtetin vendor”-tha Çuçi.

Pas