Presidenti rus, Vladimir Putin shprehet se dominimi i Perëndimit ka mbaruar, ndërsa bëri thirrje për një rend të ri botëror.
Lideri i Kremlinit akuzoi Perëndimin se ndezi konfliktin në Ukrainë dhe Tajvan, se ka krijuar një krizë globale energjetike dhe ka shkaktuar një krizë urie në botë.
Ai nuk u ndal këtu. Më tej, Putin paralajmëroi se bota ka hyrë në periudhën e saj më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore dhe duhet të krijohet një rend i ri botëror, në të cilin, sipas tij, Rusia duhet të ketë vendin kryesor.
“Perëndimi nuk është më në gjendje t’i diktojë njerëzimit vullnetin e tij, por ende përpiqet ta bëjë atë, dhe shumica e kombeve nuk duan më ta tolerojnë atë. Në këtë lojë, Perëndimi synon dominimin e botës, por kjo është një lojë e rrezikshme, vdekjeprurëse dhe e pistë”, u shpreh Putin.