Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërcënimi rus,Rumania shqyrton mundësinë e përgatitjes për strehat e mbrojtjes bërthamore

2022/10/21 at 7:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërcënimi rus,Rumania shqyrton mundësinë e përgatitjes për strehat e mbrojtjes bërthamore

Luftimet rreth centraleve bërthamore të Ukrainës dhe kërcënimet e Rusisë për përdorim të armëve bërthamore taktike kanë ringjallur frikën bërthamore në Evropë. Kjo është e pranishme veçanërisht në vende si Polonia dhe Rumania, të cilat kufizohen me Ukrainën dhe do të përballeshin me pasoja më të mëdha në rast të një ekspozimi ndaj rrezatimit.


Periudha e paqes që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik u dha një ndjesi sigurie qeverive, duke bërë që ato të mos u kushtonin shumë rëndësi planeve të tyre të mbrojtjes civile. Disa qendra të vjetra strehimi sot cilësohen si muze ose relike të një epoke më të hershme të frikës bërthamore që sot nuk ofrojnë mbrojtje të vërtetë.

Në Rumani, ish-miniera e madhe nëntokësore e kripës, “Salina Turda” tani një pikë turistike, është në listën e qeverisë si një nga objektet që mund të shërbejnë si qendër strehimi.

“Kjo minierë kripe është në kategorinë e hapësirave që mund të përdoren përkohësisht, që nuk janë qendra të duhura strehimi, por që mund të shërbejnë për mbrojtje. Unë përfaqësoj rajonin e Bukureshtit dhe Ilfovit dhe ne nuk kemi këtë lloj hapësire, por kemi hapësira të tjera në pjesën tjetër të vendit si stacionet nëntokësore të trenave”, thotë Lejtnant Koloneli Vasile Daniel, zëdhënës i drejtorisë së Bukureshtit për situatat emergjente.

Pas ndërprerjes së shfrytëzimit, miniera e kripës “Salina Turda” u bë një qendër strehimi kundër sulmeve ajrore për popullsinë e qytetit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Analisti rumun i Forumit të Ekspertëve në Bukuresht, Sorin Ionita nuk mendon se “popullatat në Evropën Lindore kanë frikë të madhe sepse kjo mund të jetë një përvojë shumë hipotetike” duke iu referuar një sulmi të mundshëm me armë bërthamore.

“Një sulm bërthamor, përveç faktit që nuk do të sillte një avantazh të madh ushtarak për Rusinë, për shumë arsye të tjera, nuk ka shumë të ngjarë të ndodhë. Në aspektin politik, përdorimi i armëve bërthamore do të kishte pasoja të kufizuara dhe do të shkaktonte një nivel më të lartë të përshkallëzimit të luftës”, thotë analisti rumun Sorin Ionita.

Ndërsa Cristian Parvulescu, dekan i fakultetit të shkencave politike në Universitetin Kombëtar të Rumanisë thotë se sistemi i mbrojtës nga raketat dhe prania e trupave të NATO-s në vend janë faktorë të rëndësishëm për Rumaninë.

“Përveç faktit që Rumania është anëtare e NATO-s dhe më shumë trupa të NATO-s janë dislokuar në vend si masë mbrojtëse, kemi edhe mburojën Deveselu, e cila ka krijuar tensione me Rusinë. Ky sistem i mbrojtjes ajrore mund të interceptojë raketat balistike që mund të lëshohen nga territori rus. Kështu që Rumania është e mbrojtur mirë dhe mund të interceptojë shumicën e raketave balistike, por ky rrezik në të vërtetë nuk ekziston”, thotë ai.

Zëdhënësi i drejtorisë së Bukureshtit për situatat emergjente, Vasile Daniel thotë se koncepti i strehimit në raste të një sulmi bërthamor nuk është i rregulluar me ligj. Ndërsa analisti Sorin Ionita thotë se strehimi i njerëzve në minierën e kripës “Salina Turda” do të ndeshej me shumë probleme praktike sepse nuk janë bërë përgatitjet e duhura për një gjë të tillë. Sipas, tij nuk është mbajtur asnjë stërvitje për strehimin e njerëzve në këto objekte.



Ju sugjerojmë

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran
Bota

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran

18 Qershor, 2026 8:28 am
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Irani mund të ketë raketë balistike, por jo armë bërthamore

18 Qershor, 2026 8:23 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, 18 qershor 2026

18 Qershor, 2026 8:20 am
Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve
Sport

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve

17 Qershor, 2026 10:33 pm
Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
Bota

Trump: Marrëveshja me Iranin synon shmangien e një katastrofe ekonomike

17 Qershor, 2026 9:36 pm
Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata
Bota

Trump bisedë me presidentin sirian për Hezbollahun: Ai nuk i pëlqen fare ata

17 Qershor, 2026 8:17 pm
Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 18-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

17 Qershor, 2026 7:33 pm
Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së
Bota

Orban rishfaqet pas disfatës, zotohet të vazhdojë luftën kundër BE-së

17 Qershor, 2026 7:25 pm
Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës
Politikë

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës

17 Qershor, 2026 5:25 pm
Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump
Bota

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

17 Qershor, 2026 4:39 pm
Para
Vdekja e 32-vjeçarit/ Qytetarët në protestë: Policia po vret të rinjtë shqiptarë

Vdekja e 32-vjeçarit/ Qytetarët në protestë: Policia po vret të rinjtë shqiptarë

Doda: PDIU do garojë e vetme në zgjedhjet lokale

Doda: PDIU do garojë e vetme në zgjedhjet lokale

Protesta për vdekjen e Lear Kurtit, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe Çuçit

Protesta për vdekjen e Lear Kurtit, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe Çuçit
















TE FUNDIT

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran
18 Qershor, 2026

Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit synon të zgjerojë armëpushimin mes palëve dhe të rikthejë lëvizjen normale...

Lexo më shumë

Trump: Irani mund të ketë raketë balistike, por jo armë bërthamore

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
18 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit pritet të nënshkruhet brenda 48 orëve, ndërsa theksoi se...

Lexo më shumë

Horoskopi, 18 qershor 2026

Horoskopi, 12 janar 2026
18 Qershor, 2026

Dashi Do të provoni eksperienca te reja me atë që keni në krah. Ditë e favorshme edhe për financat. Do...

Lexo më shumë

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve

Tronditet Kupa e Botës, sulmuesi 23-vjeçar arrestohet për trukim të ndeshjeve
17 Qershor, 2026

Një skandal i rëndë ka tronditur Kupën e Botës 2026. Sulmuesi 23-vjeçar i Bregut të Fildishtë, Elye Wahi, është arrestuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}