Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha tregon se kur do të vendosë për datën e protestës

2022/10/21 at 6:12 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha tregon se kur do të vendosë për datën e protestës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se brenda 2 ose 3 ditësh do të deklarojsë se kur do të zhvillohet protesta kombëtare kundër qeverisë.

Në mbledhjen me kryetarët e degëve, Berisha tha se fokusi i PD është te primaret për kandidatët e zgjedhjeve lokale dhe protestat.

Pjesë nga fjala e Berishës

Ne alternativë tjetër nuk kemi, por të qëndrojmë kundër këtij njeriu me të gjithë forcën tonë. Ky pasi shkatërroi sistemin shëndetësor, përgjysmoi në mënyrë të rrufeshme numrin e mjekëve, brenda 4 viteve. Pasi me politikat që ndoqi bëri të mundur që Covidi të bëjë kërdëni mbi shqiptarët dhe vdekjet të arrijnë këtu në 4 vendet me vdekshmërinë më të lartë në botë. U është vërsulur universiteteve, na la dhe pa universitete. Një praktikë djallëzore anti shqiptare shpopullimi.

Po pse lëvizin shqiptarët nga periferia në Tiranë, është shkollimi i fëmijëve. Thotë ti çoj se shkollohen më mirë. Tani ti mbyllim dhe këto, ti falimentojmë këto universitete dhe të ikim ku të mundemi për të shkolluar fëmijët.

Po si të mos protestojë profesori i universitetit kur merr një rrogë 4 herë më të vogël se shoferi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Si të mos protestojë asistenti i universitetit kur merr një rrogë më të vogël se punonjësi i fasonerisë. Si të mos protestojë profesori i universitetit i cili detyrohet të paguajë me lekët e veta çdo artikull që boton, kur në diktaturë na paguanin. Revista në të cilën ne botonin na jepte lek. Kurse këtyre duhet të paguajnë çdo artikull.

Ua mbylli aktivitetin shkencor vetëm e vetëm se si të përthahen, të zhvishen si studiues dhe të mbesin thjeshtë ligjërues në auditore. Si të mos protestojë universiteti.

Është detyrë e çdo shqiptari ti mbështesë, është detyrë e çdo studenti të mbështesë fuqishëm sindikatën e universiteteve.

Në Kosovë, qeveria u jep studentëve 100 euro në muaj për krizën e krijuar, kurse në Shqipëri u thotë plaç. U thotë se nuk do merrni diplomën 3 vjet, po nuk kryer këto detyrime. Këto të gjitha janë sirena të cilat kërkojnë të angazhohen në protestat më të fuqishme që ka njohur vendi.

Gjendja në biznesin e vogël është katastrofale. I pret tani si shpatë taksa 23%. Profesionet e lira, taksa 23 % që edhe ata të ikin sa më shpejt, të marrin valixhet dhe të ikin nga Shqipëria. Ku do të shkojmë ne. Ne duhet detyrimisht të ju dalim zot këtyre. Duhet të na shohin se jemi në këmbë, në rrugë në përballje me këtë regjim antishqiptar. Ky është një mision i madh për ne.

Ne nuk na mungon asgjë sot. Njerëzit janë si kurrë më parë të gatshëm për betejë. Na pyesin çdo ditë, ju, mua dhe të gjithëve, çfarë po bëni, pse nuk po ngriheni. Kjo është e vërteta. Kjo kërkon që ne të shumëfishojmë kontaktet. Shpjegimet tona ne i kemi të vërteta. Të ulemi me demokratët, socialistët e vërtetë, njerëzit pa parti. Këtu çdo ditë më vijnë socialistë të cilët nuk janë rilindas, por socialistë dhe përjetojnë të njëjtat situata. Hajde të bashkojmë kauzën. Kemi kauzë të drejtë.

Të dy proceset janë jetike dhe kam besim tek ju që do të bëni gjithçka, që njëri të mos pengojë tjetrin dhe të bëni gjithçka që te ecim me shpejtësinë e duhur.

Këto dy tre ditë ne do të përcaktojmë datën e protestës së përgjithshme. Por krahas saj duhet të ketë protesta të tjera. Duhet të parashikojmë të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Nuk ka të ndalur ky. Ky e konsideron Shqipërinë si një plaçkë të tij. Ky i konsideron interesat kombëtare, si interesa personale të tij dhe nuk pyet për kombëtaret. Ky ka vetëm një qëllim, pasurimin e tij të paligjshëm. Kryekëput të paligjshëm.

Ju sugjerojmë

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Politikë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

14 Maj, 2025 7:37 pm
Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
Kryesore

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

14 Maj, 2025 7:30 pm
PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Para
Dënohet me burg ish-këshilltari i Donald Trump

Dënohet me burg ish-këshilltari i Donald Trump

Opinion/ Çfarë po ndryshon ligji për dosjet? A do të bashkohet PD?

Opinion/ Çfarë po ndryshon ligji për dosjet? A do të bashkohet PD?

Manovrat ruse në luftën ndaj Ukrainës

Manovrat ruse në luftën ndaj Ukrainës

TE FUNDIT

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
14 Maj, 2025

Të premten, më 16 maj, në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, i cili do të bëjë...

Lexo më shumë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur pasditen e sotme nga sheshi 'Skënderbej' fjalimin falenderuespër fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. Ndër...

Lexo më shumë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
14 Maj, 2025

Në fjalimin e falënderimit pas fitores së zgjedhjeve të 11 Majit, Rama nuk harroi pa përmendur edhe partitë e reja,...

Lexo më shumë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të fitores, bëri një dedikim edhe për nënën e tij, Aneta Ramën, e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com