Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama-PD-së: Votoni hapjen e dosjeve dhe ta marrim vesh kush është I.M

2022/10/20 at 10:38 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama-PD-së: Votoni hapjen e dosjeve dhe ta marrim vesh kush është I.M

Opozita dhe mazhoranca do të votojnë për projektligjin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të  Shtetit. Kryeministri Edi Rama i është drejtuar deputetëve demokrat, duke iu kërkuar që të votojnë për hapjen e dosjeve.

Kreu i qeverisë tha se me hapjen e dosjeve do të merret vesh se kush I.M. që sipas tij, është përfshirë së bashku me PD dhe në fonde ruse.

Rama: Mu kujtua At Zef Pëllumbi i cili më tha një herë: “Do me e dit kush ka bashkëpunu më shumë me ta, dëgjo se kush ulëret më shumë kundër tyre.” Kjo është tmerrësisht e vërtetë. Mjafton të marrësh ulëritësin “number one” që këtu mungon se nuk do të hapen këto dosjet e mbrojtura nga SHIK. Ai lustracioni nuk është asgjë tjetër përveçse një  truk për mos i  hapur kurrë dosjet. Ai lustracioni është njësoj si klithmat për të mbrojtur Kosovën shoqëruar me thikën mu në fytyrë të Evropës. Dorë për dore me delegacionin rus për të votuar atë rezolutën e tmerrshme të atyre krimeve. Ku e ke “non gratën” pse nuk vjen ta votojë heqjen e nënti numër 4 dhe t’i hapë rrugë hapjes së dosjeve, të cilat janë dosje personash me rëndësi që nuk hapen dot sepse siç thotë edhe Autoriteti i Dosjeve, të cilin nuk e krijoi PD, por e krijoi PS…Ka vetëm një kategori dosjesh që janë të pa hapura, që janë dosje të figurave të rëndësishme. Janë të pajisura me certifikatën e pastërtisë që në fakt rezultoi në ish-sigurimin e shtetit. Dosjet janë hapur që në 2015. Shtetasin I.M me të cilin jeni futur bashkë në rubla çorba dëshironi ta dini kush është? Mbase nuk është ai, por mbase dhe është. Nuk kemi pse shkojmë në Gjykatë, heqim këtë nenin dhe qetësohemi të gjithë. Pse mos ta hapim? Ka që në 2015-tën që të gjithë viktimat e persekutimit komunist kanë të drejtën të shkojnë të bëjnë kërkesën dhe të marrin dosjet e tyre. Dhe aty ka një kufizim që e heqim sot me propozim jo nga ne, për të deklasifikuar të ashtuquajturat sekrete shtetërore të kohës së komunizmit. Pse nuk vjen këtu Partia e Liries që të votojë? Për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse është pikërisht ajo parti, bashkë me atë parti që nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve, që nuk e kanë dashur kurrë hedhjen e dritës mbi hije sepse kanë dashur që hijet të vijnë vërdallë. Monizmi ka vdekur, ka shumë kohë, po ajo që jeton është pjella e ligë e komunistit antikomunist si frymë edhe si qasje.

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Cristiano Ronaldo pezullohet nga Manchester United

Cristiano Ronaldo pezullohet nga Manchester United

Emri/ Zgjidhet anëtarja e KLP, si u votua dhe çfarë parashikon ligji

Kuvendi/Projektligji për dosjet e sigurimit votohet me 97 vota

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për sot, 21 tetor 2022

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com