Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Këmba duhet të këputet”, ish-sportisti përlotet: Isha pa ndjenja në barelë

2022/10/12 at 1:05 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Këmba duhet të këputet”, ish-sportisti përlotet: Isha pa ndjenja në barelë

Irfani, një prej të ftuarve në “Shije Shtëpie” në Tv Klan është i apasionuar pas sportit dhe jetës aktive. Dikur ishte i aktivizuar në sporte të ndryshme dhe skuadra sportive, derisa iu desh të shkëputej profesionalisht.

Kjo nuk ia zbehu aspak pasionin dhe vijoi që të ndiqte aktivitete e të ishte në lëvizje. Si pjesë e kësaj, 20 vite më parë,ai vendosi që së bashku me djalin e madh të merrte të njëjtën rrugë që kishte përshkuar i ati dikur për të mbërritur me biçikletë në Ulqin. Ndaj, në vitin 2002 ai niset për ta kryer rrugëtimin, pa e ditur se e keqja i kishte zënë pritë pranë një ure.

Irfan: Kalojmë kufirin, kalojmë doganën dhe për ata që e dinë në Krezë është një pjerrësi shumë e madhe ku po i jepja më shpejt biçikletës se sa duhet. Kam ecur shumë shpejt, ndoshta duhet të kem qenë 70-80 km/h. Më mbrapa më  thoshte djali që “je zhdukur, nuk e di se ç’ka ndodhur me ty”. As unë nuk e di si ishte kjo punë, ndoshta edhe e kam humbur gjatë ecjes në biçkletë. Për ata që e dinë vendin, pa shkuar te ura e Krezës , me këtë shpejtësi që kisha marrë unë ishte shumë e vështirë për t’u ndalur.

Marr fillimisht krahun e djathtë, përplasem në disa mure, jam i çarë komplet në shpatull. Merr biçikleta, më nxjerr në krahun e majtë dhe rrokullisem në shkëmbinj, megjithatë ashtu çohem. Në kanalin e rrugës të ujërave të bardha, aty këmba e djathtë më futet në kanal, këmba e majtë hipën në asfalt dhe në këtë moment kujtoj si jam rrëzuar. Kur e kam parë më pas atë vend, aty ku jam rrëzuar, një gur si kurriz breshke, aty ka rënë këmba ime e djathtë.

Kaloi një makinë, nuk ndaloi të më merrte ajo makinë e rastit. Vjen djali më vonë, më sheh të mbuluar me gjak, fëmijë i vogël, nis e qan. Mos qaj, i them, se do mbërrijmë tani në Ulqin dhe do lahem, shpëlahem e rregullohem. Vjen një makinë tjetër më merr, unë nis të humbas ndjenjat nga derdhja e gjakut, dalja e kockës, gjurit dhe këmba e djathtë ishte copë-copë. Kam pasur dy brinjë dhe dy duart e thyera.

Katerina Trungu: Shkove në spital?

Irfan: Më çojnë në spital. Në 4 spitale, fillimisht spitali i parë “nuk është për mua, nxirre jashtë, çoje në spital tjetër”, po kështu edhe i dyti. Në spitalin e Tivarit nisin të më mjekojnë, të më qepin, kisha një të çarë shumë të madhe që dukej tërësisht nga brenda.

Katerina Trungu: Çfarë të thonë për këmbën?

Irfan: Doktorët aty më thonë që “është për t’u këputur kjo këmbë, nuk bën, do shkosh në Risan”.

Në spitalin në Risan, i cili ishte i specializuar në raste të tilla, i thonë sërish për ta prerë këmbën. Këtë vendim e merr mjeku më i mirë i spitalit, ndërsa Irfani ishte në gjendje pa ndjenja, thjesht mund të dëgjonte e kuptonte çfarë ndodhte përreth. Mjeku kishte dhënë urdhër për ta dërguar menjëherë në sallën e operacionit për amputimin dhe ndodh një e papritur.

“Me një sforco shumë të madhe i them jo mos ma këpusni”, kujton Irfani mes lotësh.

Irfan: Atëherë barela me trupin tim ishte në korridor për në sallën e operacionit,  doktori thotë “ktheje edhe njëherë se dua të bëj një provë”. Doktori ishte në prag të pensionit atë kohë. “E kam dëgjuar diku, a ma ka thënë një mësues imi a e kam lexuar diku unë nuk e di, por dua të bëj një provë sepse me çerekun tënd,  i kemi këputur të gjitha këmbët”. Fati im doli me sukses prova që bëri doktori dhe thotë “këmba shpëtoi, por duhen shumë para për të hyrë në operacion”.

Katerina Trungu: Ka kushtuar atëherë?

Irfan: Ka kushtuar, por fatmirësisht për mua unë nuk kam paguar asnjë lek atje./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Ligj i ri në Kosovë, nga sot “testi i virgjërisë” konsiderohet vepër penale

Ligj i ri në Kosovë, nga sot “testi i virgjërisë” konsiderohet vepër penale

Inflacioni, pensionistët në Kosovë do të marrin nga 100 euro shtesë

Inflacioni, pensionistët në Kosovë do të marrin nga 100 euro shtesë

Meta flet për hetim të projekteve urbanistike në Tiranë: Do të nisë puna për…

Kosova jep 100 euro për çdo pensionist/Meta:Ndihma e Ramës s'është as sa një kafe në ditë

TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com