Në videon e mëposhtme shfaqet presidenti rus, Vladimir Putin, i cili inaguron urën Kerç, e cila u shemb mëngjesin e së shtunës.
Sikurse shihet në video, Putin i hipur në një kamion, merr drejtimin e tij dhe përshkon urën e ndërtuar. Ai ndiqet nga pas edhe nga disa kamionë të tjerë.
Ura Kerç, e vetmja që lidh Krimenë me Rusinë u hap në vitin 2018, katër vjet pasi Moska ineksoi ilegalisht Krimenë. Kujtojmë se si pasojë e shpërthimit të një autocisterne humbën jetën tre persona./Opinion.al
View this post on Instagram