Një 53-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi tentoi t’i fusë të birit doza kokaine në burgun e Fushë-Krujës ku po vuan dënimin.
Uniformat blu bëjnë me dije se bëhet fjalë për 53-vjeçarin me inicialet G.G, i lindur në Mat dhe banues në Tiranë.
Mësohet se gjatë kontrollit të vizitorëve familjarë, iu gjetën një palë atlete “NIKE”, ku në atleten e djathtë, poshtë shollës u gjetën tre paketime lëndë narkotike. Dozat e kokainës ishin mbështjellë në formë rrethore me telefon dhe peshonin 1.08 kilogram.
Sakaq, nga SHKKB dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u kryen veprimet e para proceduriale, dhe provat e grumbulluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë./Opinion.al