Ka përfunduar takimi i Enkelejd Alibeajt me Presidentin, Bajram Begajn.
Deputeti i PD-së zbuloi detaje nga takimi. Ai tha se diskutoi një sërë çështjesh me Presidentin, ndërsa veçoi bisedën lidhur me zgjedhjet lokale të 2023-it.
Alibeaj zbuloi se i propozoi që zgjedhjet lokale të zhvillohen sa më shpejt të jetë e mundur. Ndër të tjera ai tha se i kërkoi Begajt që njoftimi I datës së zgjedhjeve të mos jetë pengesë për reformën territoriale.
“Isha sot në një takim me presidencën e republikës. Diskutuam për zgjedhjet lokale të. I shpjegova Begajt se për sa i përket datës ka një segment kohor midis 15 prillit dhe 15 majit. Do duhet të jetë një datë sa më herë Brenda kësaj periudhe. Duhet një orë e më parë ti japim të drejtën shqiptarëve të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet lokale. Një orë e më parë brenda këtij segmenti kohor. Ky ishte qendrimi ynë. I kërkova se momentin kur presidenti do të flasë të jetë moment që mos bëhet pengesë lidhur me miratimin e reformës territoriale”, tha Alibeaj.