Ditën e sotme kryetari i PD, Sali Berisha iu ka bërë thirrje deputetëve që nuk e kanë mbështetur që të bashkohen për të bashkëpunuar për draftin final të reformës territoriale.
Pas kësaj thirrje, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka tha se brnda PD ka patur takime konkretet me deputetët skeptik, por pa arritur rezultate pozitive.
Paloka: Ftesa e zotit Berisha ishte në kuadrin brenda lëvizjeve konkrete të deputetëve të PD. Është normale, madje sot ishte thirrje publike, por thirrje të tilla publike dhe jopublike janë bërë në vazhdimësi. Deklarata janë një gjë dhe vullneti për të realizuar atë që shpreh deklarata duhet të faktorizohet. Nuk mund të ecet vetëm me deklarata. Po u them diçka më shumë ka patur një takim për territorialen mes Bylykbashit dhe Çupit, për fat të keq nuk është konkluaduar për arritje në bashkëpunim. Ndarja e zonave lëviz me një ose dy bashki, por territorialja nuk është thjeshtë ndarje apo numrash. Nuk është se ulemi siç bëri Rama, që bëri një ndarje elektorale. Çështja nuk është të bëjmë një ndarje të tillë. Qëllimi kryesor është që qytetarët nga reforma e kaluar dolën më të humburit, se nuk marrin më shërbimet e tyre, pra janë disa kritere që duhen zbatuar në reformën territoriale. Unë mendoj se shumë pak mbetet për të bërë që të shkojmë në një draft. Mund të gjendet ndonjë justifikim për pjesën teknike, por në rastin konkret jemi pothuajse me të njëjtin numër, kriteret duhet të jenë po të njëjta. Nuk ka ndonjë pengesë reale që të dalim me një draft të përbashkët, për të bërë hapa konkret drejt bashkëpunimit. Ne duhet të jemi koshinetë, Rama nuk do të bëjë reformë territoriale siç kërkojmë ne, ai do vazhdojë të këmbëngulë për atë territor që i shërben atij.