Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Do të propozojmë që të njehësohen diplomat e universiteteve tona me ato të BE

2022/10/03 at 10:23 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Do të propozojmë që të njehësohen diplomat e universiteteve tona me ato të BE

Në Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të propozojë që diplomat e universiteteve shqiptare të jenë të barasvlershme me ato të universitetet europiane, gjatë takimit për diskutimet mbi komunitetin e ri politik europian, që do të mbahet më 6 tetor.

“Të gjithë liderët e kësaj gjeografie, që përfshin vendet e BE, vendet e Ballkanit, vende që janë shumë të zhvilluara por që nuk janë në BE, si Zvicra e Norvegjia, do të mblidhen në Pragë, për të diskutuar jetësimin e idesë së një komuniteti të ri politik europian. Së bashku me kryeministrin (e Holandës, Mark) Rutte kemi shkruar një editorial që do të publikohet nesër në “Politico” mbi disa nga drejtimet që besojmë janë shumë të rëndësishme për këtë komunitet të ri politik europian dhe ku ne si Shqipëri kemi vënë theksin ndër të tjera, tek të rinjtë dhe universiteti. Bota universitare europiane, te domosdoshmëria që të rinjtë tanë dhe universitetet tona, që janë jashtë rrjetit të universiteteve europiane të BE, të kenë mundësinë e një aksesi të barabartë. Çka do t’i jepte hov të konsiderueshëm procesit të ndërkombëtarizimit me universitetet tona, duke mundësuar krijimin e sinergjive me universitetet europiane dhe praktikisht duke iu dhënë mundësi nxënësve tanë, që mbarojnë gjimnazet në Shqipëri, që të mos kenë nevojë të largohen për të studiuar në një universitet prestigjioz në Spanjë, Gjermani, apo Holandë, por ta gjejnë në Shqipëri mundësinë që duke hyrë në një universitet vendas, të kenë programin dhe pastaj në fund, diplomën e barasvlershme të një universiteti në Spanjë, Gjermani apo Holandë”,-tha Rama.

Rama pranoi se ky proces do të jetë i vështirë dhe do të kërkojë kohën e vet, por shtoi: “Për ne është e rëndësishme të shtyjmë në këtë drejtim, sepse dimensioni akademik dhe arsimor nuk mund të presë anëtarësimin e plotë të vendit në BE. Nëse kjo do të kthehet në një politikë të re të BE do të jetë një lehtësim i jashtëzakonshëm për të gjithë ato familje që investojnë shumë për të shkolluar fëmijët në universitete jashtë vendit, për të gjithë ata që i përkasin botës akademike këtu në vend, dhe nuk diskutohet për përfituesit e drejtpërdrejtë, studentët”.

Ju sugjerojmë

Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, dalin nesër para gjykatës Safet Bajri dhe dy të dyshuarit e tjerë
Aktualitet

Vrasja e Fatbardh Licit, Safet Bajri rekurs në Gjykatën e Lartë

24 Qershor, 2025 4:29 pm
Operacion i SPAK, 20 urdhër-arreste për trafik droge, kontrolle në disa qytete
Aktualitet

Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me 1 vit burg Dritan Lleshin

24 Qershor, 2025 4:10 pm
AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë
Aktualitet

AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë

24 Qershor, 2025 3:55 pm
Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës
Aktualitet

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës

24 Qershor, 2025 3:35 pm
Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…
Aktualitet

Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…

24 Qershor, 2025 3:21 pm
Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 2:48 pm
Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit
Aktualitet

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit

24 Qershor, 2025 2:44 pm
Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa
Aktualitet

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa

24 Qershor, 2025 2:29 pm
Plazh me mushkonjat në Divjakë
Aktualitet

Plazh me mushkonjat në Divjakë

24 Qershor, 2025 2:26 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Goditi punonjësen e OSHEE-së, ndalohet pas dy muajsh 38-vjeçari

24 Qershor, 2025 2:17 pm
Para
Kim: Arsimimi do të jetë kyç se sa shpejt do të lëvizë Shqipëria drejt BE

Ambasadorja e SHBA: Ju sfidoj të jeni të guximshëm, reforma në drejtësi po jep rezultate

Ukraina kërkon anëtarësimin në NATO, Medvedev: Po përshpejton Luftën e Tretë Botërore

Ukraina kërkon anëtarësimin në NATO, Medvedev: Po përshpejton Luftën e Tretë Botërore

“Territorialja”/  Cilat janë dy opsionet e PD-së për ndarjen e Rajoneve

"Territorialja"/ Cilat janë dy opsionet e PD-së për ndarjen e Rajoneve

TE FUNDIT

Vrasja e Fatbardh Licit, Safet Bajri rekurs në Gjykatën e Lartë

Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, dalin nesër para gjykatës Safet Bajri dhe dy të dyshuarit e tjerë
24 Qershor, 2025

Safet Bajri ka kërkuar në Gjykatën e Lartë revokimin e masës së sigurisë ndaj tij për vrasjen e Fatbardh Licit....

Lexo më shumë

Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me 1 vit burg Dritan Lleshin

Operacion i SPAK, 20 urdhër-arreste për trafik droge, kontrolle në disa qytete
24 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 1 vit burg shtetasin Dritan Lleshi, pasi akuzohet...

Lexo më shumë

AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë

AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë
24 Qershor, 2025

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar qytetarët për temperaturat ekstreme deri në 40°C që do të shfaqen në ditët...

Lexo më shumë

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës
24 Qershor, 2025

Porti i Durrësit ka pritur këtë të martë një tjetër mjet luksoz lundrimi. Bëhet fjalë për super-jahtin “Andromeda”, i hedhur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com