Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi 170 të vdekur nga shtypja në një stadium në Indonezi

2022/10/02 at 9:47 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbi 170 të vdekur nga shtypja në një stadium në Indonezi

Të paktën 174 persona kanë vdekur si pasojë e shtypjes në një stadium futbolli në Indonezi. Rreth 180 persona po ashtu janë lënduar, pasi ekipi vendas Arema FC humbi ndaj një prej rivalëve kryesorë.

Stadiumi në Malang, në Javën Lindore ishte i stërmbushur, kur tifozët filluan trazirat.

Policia përdori gaz lotsjellës në qëllim që të largonte tifozët nga fusha dhe ata nisën të iknin dhe për pasojë të shtypnin njëri-tjetrin.

Fillimisht u raportua se 130 kishin vdekur, por Emil Dardak, zëvendësguvernator në Java, më vonë tha se numri i viktimave kishte arritur në 174, duke shtuar se edhe 11 persona kanë pësuar lëndime serioze.

Presidenti Joko Widodo ka urdhëruar të ndërpriten të gjitha lojërat në ligën kryesore të Indonezisë, derisa të kryhet hetim për këtë ngjarje.

Sipas Ministrisë së Sigurisë së Indonezisë numri i tifozëve në stadium ishte tejkaluar. Stadiumi në Kanjuruhan ka kapacitet prej 38.000 personash, por në kohën kur ndodhi ngjarja, sipas Ministrisë së Sigurisë, ishin edhe 4.000 tifozë më shumë.

Videot e publikuara nga stadiumi shfaqin tifozët duke vrapuar në fushë pas përfundimit të ndeshjes. Ata nisën të godisnin me shishe lojtarët, duke shprehur zemërimin për humbjen.

Policia hodhi gaz lotsjellës duke krijuar rrëmujë në mesin e turmës, tha Nicos Afinta, shef i Policisë në Javën Lindore.

“U bë situatë anarkike. Ata nisën të sulmonin oficerët, dëmtuan makinat”, tha ai, duke shtuar se edhe dy policë ishin në mesin e viktimave.  Sipas Afintas, 3.000 tifozë hyn në fushën e futbollit.

Tifozët hyn në fushën e futbollit menjëherë pas humbjes së ekipit vendas.

Më pas, tifozët nisën të iknin nga gazi lotsjellës, por turma nisi të grumbullohej në një pikë dalëse, dhe shumë persona pësuan nga mungesa e oksigjenit, tha shefi i Policisë.

Sipas të dhënave, 34 persona vdiqën në stadium, ndërkaq të tjerët vdiqën pasi u dërguan në spitale për trajtim.

Kjo është një prej fatkeqësive më të këqija që kanë ndodhur në stadiume në mbarë botën, përfshirë edhe ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës midis Guatemalës dhe Kosa Rikës më 1996, kur në një stadium në Guatemalë vdiqën 80 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë./REL

Ju sugjerojmë

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër, plagoset një person

12 Korrik, 2025 6:44 pm
Djali i “El Chapo”-s pranon fajin mbi akuzat për trafik droge në SHBA
Bota

Djali i “El Chapo”-s pranon fajin mbi akuzat për trafik droge në SHBA

12 Korrik, 2025 6:42 pm
Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova
Rajoni

Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova

12 Korrik, 2025 6:31 pm
Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
Bota

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

12 Korrik, 2025 5:40 pm
Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
Aktualitet

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

12 Korrik, 2025 5:18 pm
Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
Bota

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

12 Korrik, 2025 5:08 pm
Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
InstaBIZ

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

12 Korrik, 2025 5:06 pm
Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus
Bota

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus

12 Korrik, 2025 4:50 pm
Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…

12 Korrik, 2025 4:47 pm
Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar
Sport

Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar

12 Korrik, 2025 4:42 pm
Para
Emri/Identifikohet autori i plagosjes së 44-vjeçarit në Lushnje

Klos/ 5 persona hyjnë të aramtosur në banesë, lidhin familjarët dhe grabisin para

13 fëmijë të vdekur nga një sulm në Kharkiv , Zelensky rusëve: Do të vriteni një nga një

13 fëmijë të vdekur nga një sulm në Kharkiv , Zelensky rusëve: Do të vriteni një nga një

Shqipëri: Energji në kohë krize nga termocentrale lundruese

Shqipëri: Energji në kohë krize nga termocentrale lundruese

TE FUNDIT

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër, plagoset një person

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
12 Korrik, 2025

Një incident është regjistruar pak momente më parë në Shkodër. Një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e shtetasit me...

Lexo më shumë

Djali i “El Chapo”-s pranon fajin mbi akuzat për trafik droge në SHBA

Djali i “El Chapo”-s pranon fajin mbi akuzat për trafik droge në SHBA
12 Korrik, 2025

Një nga djemtë e bashkëthemeluesit të kartelit famëkeq të Sinaloas, El Chapo-s, ka pranuar fajësinë lidhur me akuzat për trafik...

Lexo më shumë

Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova

Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova
12 Korrik, 2025

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sistemi elektronik i Policisë së Maqedonisë së Veriut ka pësuar një defekt...

Lexo më shumë

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
12 Korrik, 2025

Paralajmërime të forta për stuhi dhe breshër janë lëshuar në Spanjë, pasi 100 mm shi ranë vetëm në një orë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com