Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet lokale / Paloka: Vetë Berisha do jetë negociator me aleatët

2022/10/01 at 2:13 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet lokale / Paloka: Vetë Berisha do jetë negociator me aleatët

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, në një deklaratë për mediat foli për vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të PD, këtë të shtunë.

Në një deklaratë për mediat, Paloka bëri me dije se është miratuar rregullorja për mbajtjen e primareve brenda PD, e pas kësaj Berisha do të nisë negociatat me aleatët për mënyrën se si do të shkohet në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Menjëherë pas sot meqenëse ishte procesi i miratimit të rregullores në një farë mënyre “pengesë”, do të fillojnë kontaktet me aleatët me të cilët do të bashkërendohet edhe puna dhe gjithçka tjetër. Detajet si do të veprohet në rast se do të vendoset që aleatëve tu lihet një zonë e lirë, apo modalitetet e tjera, do të përcaktohen gjatë këtyre bisedimeve. Besoj që vetë kryetari i partisë demokratike do të jetë negociatori kryesor, pra zoti Berisha”, u shpreh ai.

Po ashtu Paloka tha se është vendosur që në primare të mund të marrin pjesë edhe simpatizantët.

“Ato që mund të konsiderohen risi nga primaret e fundit janë që në votime, në fakt e përcakton statut i PD, nuk do të marrin pjesë vetëm anëtarësia e Partisë Demokratike, por do të marrin pjesë edhe simpatizantët e PD-së, të cilët përcaktohen qartazi në statut se kush janë simpatizantët, si regjistrohen dhe të gjitha modalitetet e tjera që përcaktojnë figurën e simpatizantit. Simpatizantët kanë të drejtën e votimit në primare. Çështja tjetër që u diskutua ishte ajo e kandidimit të kryetarëve të degëve dhe pozicionit që ata duhet të mbajnë gjatë momentit kur kandidojnë në primare. Pati disa propozime, por në fund u miratua propozimi i grupit të punës dhe Kryesisë. Kryetarët e degëve që do të kandidojnë në primare gjatë kohës që kandidojnë në primare funksionet e tyre do t’i kryejë një nga nënkryetarët e partisë, pra e degës, siç e përcakton statuti i Pd. Gjatë primareve kryetarët nuk do ta ushtrojnë detyrën e tyre si kryetar, por atë do ta ushtrojë një nga nënkryetarët. Nëse fitojnë në primare dhe shpallen kandidatë atëherë statuti parashikon që nuk janë më në pozicionin e kryetarit të partisë, por kandidatë. Nëse nuk fitojnë në primare do ta mbajnë pozicionin e kryetarit të partisë”, u shpreh Paloka.

I pyetur nga gazetarët për protestat, ai tha: “Është një çështje që ishte në rëndin e ditës, u diskutua dhe u morën dhe vendimet e duhura që ju do t’i merrni vesh në momentin e përshtatshëm”.

Ju sugjerojmë

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
Aktualitet

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

15 Qershor, 2025 12:07 pm
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
Aktualitet

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

15 Qershor, 2025 11:50 am
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

15 Qershor, 2025 11:29 am
VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit
Aktualitet

VIDEO/Kryepeshkopi Joan në Stamboll, vizita e parë zyrtare jashtë vendit

15 Qershor, 2025 11:17 am
Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi/ Numri i viktimave shkon në 270, teksa vazhdojnë kërkimet

15 Qershor, 2025 10:40 am
Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve
Aktualitet

Vlorë/Kishin mbetur të bllokuar në det,Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 pushuesve

15 Qershor, 2025 10:17 am
Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?
Rajoni

Marrëveshjet për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

15 Qershor, 2025 10:01 am
Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar
Aktualitet

Berisha për konfliktin Izrael-Iran: Regjimi i Ajetullahëve, drejt fundit të merituar

15 Qershor, 2025 9:49 am
Para
Ballkani i Hapur ide e Lavrov?Vuçiç:E krijuam unë,Edi dhe Zaev,kemi biseduar me..

‘Ndihem si dele e zezë’, Vuçiç: Isha i shqetësuar se si do më trajtonte Von der Leyen

Rrjetet sociale: Turqia do të aplikojë rregulla më të rrepta

Rrjetet sociale: Turqia do të aplikojë rregulla më të rrepta

Sekuestrohen 31 kilogramë kanabis në Mirditë, arrestohen 4 persona, mes tyre babë e bir

Sekuestrohen 31 kilogramë kanabis në Mirditë, arrestohen 4 persona, mes tyre babë e bir

TE FUNDIT

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
15 Qershor, 2025

Një shtetas ka humbur jetën në Tiranë, pasi dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta në rrugën “Shefqet Ndroqi”. Sipas uniformave...

Lexo më shumë

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
15 Qershor, 2025

Mes çadrave, rërës dhe zhurmës së pushuesve, një pamje me një zonjë të pazakontë bie në sy në plazhin e...

Lexo më shumë

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
15 Qershor, 2025

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar se me fillimin e sezonit veror, këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat...

Lexo më shumë

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
15 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të presë të hënën më 16 qershor në Tiranë, kryetarët e shteteve dhe delegacioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com