Kronikë

Sekuestrohen 31 kilogramë kanabis në Mirditë, arrestohen 4 persona, mes tyre babë e bir



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:02 - 01/10/22 |
Opi Nion

Katër persona janë arrestuar nga Policia në Mirditë në kuadër të një operacioni të koduar “Mashtërkor”, ku janë angazhuar dy grupe operacionale. Të arrestuarit e mbanin lëndën narkotike në automjet dhe në banesë, me qëllim shitjen e saj.

Mësohet se janë vënë në pranga Fran Gjeta, 63 vjeç dhe Gentian Gjeta, 29 vjeç, babë e bir, të dy banues në fshatin Mashterkor, Mirditë; si dhe Denis Luli, 23 vjeç, banues në Pukë dhe Mariglen Jaku, 19 vjeç, banues në Mirditë.

Policia bën me dije se një grup operacional, ndaloi në Rrëshen, për kontroll, shtetasit Gentian Gjeta, Denis Luli dhe Mariglen Jaku. Gjatë kontrollit, iu është gjetur në një çantë krahu dhe iu është sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Njëkohësisht, grupi tjetër operacional ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të arrestuarve dhe konkretisht, në banesën e shtetasve Fran Gjeta dhe Gentian Gjeta (babë e bir), ku janë gjetur të ndara në disa qese dhe janë sekuestruar rreth 31 kg lëndë narkotike kanabis, si dhe 8 palë gërshërë me mbetje lënde narkotike, të cilat dyshohet se përdoreshin për përgatitjen e lëndës narkotike, me qëllim shitjen e saj.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Pas