Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen e 44-vjeçarit Pjetër Kola nga Lezha në Qafë-Qele të Pukës. Sipas “ABC”, pista kryesore që po hetojnë autoritetet është ajo e prishjes së pazareve për lëndë narkotike.
Ndërkohë, policia vijon kërkimet për gjetjen e autorit që u identifikua një ditë pas vrasjes, Martin Përgjinin alias Anton Përgjini nga Lezha.
Kola u vra mbrëmjen e 27 shtatorit me një plumb në bark. Ai i dërgua i plagosur nga i vëllai dhe një person tjetër në Qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës.
Më pas mjekët e nisën për në spitalin e Shkodrës, ku dhe ndërroi jetë gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.