Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hetimi i ish-zyrtarit amerikan për lidhje me rusët, Berisha: Edhe Rama nën hetim nga FBI

2022/09/17 at 1:30 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Hetimi i ish-zyrtarit amerikan për lidhje me rusët, Berisha: Edhe Rama nën hetim nga FBI

Kreu i PD-së Sali Berisha shprehet se kryeministri Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij Dorian Duçka janë nën hetim nga FBI.


Referuar artikullit “Business Insider” për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së në hetim për lidhjet ruse, Berisha shkruan në rrjetet sociale “se lidhje e tij private është Edi Rama dhe se një juri e madhe në mandatin e saj ka kërkuar: t’i sillet çdo gjë dhe të gjitha regjistrimet, materialet në disponim të të gjykuarit që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi këtu, por jo kufizuar, mesazhe celulari, mesazhe e-maili elektronik, mesazhe në aplikacion të inkriptuar celulari, mesazhe zanore, letra, ose shënime midis Charles McGinogal dhe midis të tjerëve: Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ose çdo personi të lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, përfshi këtu, por jo kufizuar, kryeministrin Edi Rama”.

Berisha shkruan më tej se juria e madhe kërkon hetimin e çdo udhëtimi në Republikën e Shqipërisë të mikut të Edi Ramës nën hetim për lidhje ruse, zyrtarit të niveleve më të larta të FBI, Charles Mc Gonigal si dhe pagesa apo dhurata të dhëna Charles McGonigal nga përfaqësuesi i Ramës, Dorian Duçka, Agron Neza ose çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

Postimi i Berishës

Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij famoz Dorian Duçka nën hetim nga FBI!

Të dashur miq, në një hetim sekret për lidhje ruse të një ish-shefi të rëndësishëm të FBI, del se lidhje e tij private është Edi Rama. Në këtë kontekst, ndër të tjera sipas një gazete prestigjioze amerikane ‘Business Insider’, një juri e madhe në mandatin e saj ka kërkuar: t’i sillet çdo gjë dhe të gjitha regjistrimet, materialet në disponim të të gjykuarit që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi këtu, por jo kufizuar, mesazhe celulari, mesazhe e-maili elektronik, mesazhe në aplikacion të inkriptuar celulari, mesazhe zanore, letra, ose shënime midis Charles McGinogal dhe midis të tjerëve: Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ose çdo personi të lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, përfshi këtu, por jo kufizuar, kryeministrin Edi Rama.

Juria e madhe kërkon hetimin e çdo udhëtimi në Republikën e Shqipërisë të mikut të Edi Ramës nën hetim për lidhje ruse, zyrtarit të niveleve më të larta të FBI, Charles Mc Gonigal si dhe pagesa apo dhurata të dhëna Charles McGonigal nga përfaqësuesi i Ramës, famozi Dorian Duçka, Agron Neza ose çdo person i lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.

Autori i prestigjiozes ‘Business Insider’ shkruan se FBI nuk lejoi McGonigal të kontraktojë për llogari të Edi Ramës një kompani për një projekt antikorrupsion.

Autori i artikullit shkruan: “Dy burime i thanë Insajderit se McGonigal ishte i afërt me Edi Ramën, i cili shërben si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013. Sipas një e-maili të parë nga Insajderi, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një biznesmeni amerikan. Firmën e tij kryeministri po mendonte ta punësonte në një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin”.

Zëdhënësi i Ramës i thotë gazetës se: “Nuk ka pasur kurrë takime me kompani, dhurata, pagesa, rimbursime të udhëtimeve përpara ose pasi zoti McGonigal të largohej nga puna” – thuhet në shkrim.

Zëdhënësi i Edi Ramës ka gënjyer sepse Syri.net ka vërtetuar se McGonigal jo vetëm ka vizituar Shqipërinë, por ai ka regjistruar një kompani me emrin e tij në Tiranë.

Miq, botimi i këtij artikulli nga Insider për hetimin për lidhje me ruset të një zyrtari të lartë të FBI, në të cilin si lidhje të tij përmendet në nivelet më të larta zyrtarë vetë Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij Dorian Duçka, mendoj se është një qitje me rreze të gjatë që do shoqërohet me zbulime të tjera të medha nga hetimi i FBI.

Këtu keni në anglisht urdhrin në mandatin e hetimit të Jurisë së Madhe:

Records, documents, or materials related to the following:

  1. Any and all records or materials in your possession documenting any personal communications, including, but not limited to, cellular text messages, electronic mail messages, encrypted celular application messages, voice messages, letters, or notes, between you and Charles McGonigal regarding the following topics:

(The government of the Republic of Albania or any person associated with the govemment of the Republic of Albania, including, but not limited to, Prime Minister Edi Rama)

(Any travel conducted by Charles McGonigal to the Republic of Albania etc Payments or gifts provided to Charles McGonigal by Agron Neza, Dorian Ducka, or any person associated with the government of the Republic of Albania)

Këtu më poshtë keni artikullin e plotë të publikuar në ‘Business Insider’ për problemin e mësipërm:

Ekskluzive: Ish-zyrtari i lartë i FBI-së i përfshirë në hetimin Trump-Rusi. Nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Rusinë

Një ish-agjent i nivelit të lartë të FBI-së, i cili ishte i përfshirë në hetimin për lidhjet mes fushatës së Trump dhe Rusisë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, është vënë vetë nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Moskën dhe qeveri të tjera të huaja.

Në fund të vitit të kaluar, sipas dokumenteve të brendshme të gjykatës të siguruara nga Insajderi, prokurorët amerikanë mblodhën fshehurazi një juri të madhe. Ajo shqyrtoi sjelljen e Charles McGonigal, ish-kreut të kundërzbulimit në zyrën në terren të FBI-së në New York.

Departamenti i Drejtësisë nuk pranoi të komentonte se çfarë po hetonte juria e madhe. nëse ajo është ende aktive. Por një thirrje dëshmitarësh e marrë nga Insajderi duket se tregon se autoritetet po shqyrtojnë marrëdhëniet e biznesit të McGonigal me një ndihmës të afërt të Oleg Deripaska. Ky është një oligark miliarder rus. Ai ishte në qendër të akuzave se Rusia ka bashkëpunuar me fushatën e Trump për ndërhyjnë në zgjedhjet e 2016-ës.

Thirrja, e lëshuar në nëntor, kërkon informacione në lidhje me McGonigal dhe një firmë konsulente në hije të quajtur Spectrum Risk Solutions. Një javë pas lëshimit të thirrjes, një emigrant me origjinë sovjetike i quajtur Sergey Shestakov u thirr nga hetuesit. Ai tha se McGonigal e kishte ndihmuar atë për bashkëpunimin e kompanisë Deripaska dhe Spectrum Risk Solutions.

Në dosje thuhet gjithashtu se McGonigal ndihmoi për lidhjen e tij me Kobre&Kim. Kjo është një firmë ligjore në Nju Jork e specializuar në përfaqësimin e klientëve që po hetohen mbi dyshimet për “mashtrim dhe sjellje të pahijshme”.

Shestakov është identifikuar në panelet televizive si një ish-zyrtar i ministrisë së jashtme sovjetike dhe ish-shef i shtabit të ambasadorit sovjetik në Kombet e Bashkuara. Ai pranoi se kishte dhënë 33 mijë dollarë për ndihmën nga agjenti i FBI.

Nuk ka qenë domosdoshmërisht e paligjshme që McGonigal të punonte në emër të Deripaskës. Mosraportimi i aktiviteteve si lobimi dhe marrëdhëniet me publikun, dënohet 250 mijë dollarë gjobë dhe deri në 5 vjet burg.

Kompania Deripaska u sanksionua nga Departamenti i Thesarit në vitin 2018. U akuzua për lidhje me agjentë të Kremlinit dhe është akuzuar për urdhërimin e vrasjes së një biznesmeni.

“Nëse McGonigal ngatërrohet në ndonjë formë apo formë me Deripaskën. Kjo më duket e pahijshme, për ta thënë me mirësjellje”, – thotë Tim Weiner, autori i librit “Armiqtë: Historia e FBI”. As McGonigal dhe as ata me të cilët ai përmendet nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga “Insajder”.

“Kjo nuk është një çështje që ne mund të japim një deklaratë në këtë moment,” – tha një përfaqësues i fimës ligjore Kobre & Kim.

Nuk është e qartë nëse McGonigal është ende fokusi i hetimit të jurisë së madhe, apo thjesht një subjekt, aktivitetet e të cilit janë të lidhura me të. Nuk ka asgjë në dokumentet e gjykatës që të sugjerojë se McGonigal u soll në mënyrë të papërshtatshme gjatë hetimit të FBI-së për fushatën e Trump.

Por materialet e kërkuara për thirrjen e dëshmitarëve ngrenë pikëpyetje nëse një agjent i lartë i FBI-së mund të ketë spiunuar lidhjet që ai ka bërë gjatë viteve të shërbimit të tij publik për përfitime private, një praktikë shumë e zakonshme në Uashington.

Çfarëdo qofshin veprimet e McGonigal. fakti që ai është përfshirë në një hetim të jurisë së madhe është shumë i pazakontë. Sipas një ish-zyrtari të lartë në Departamentin e Drejtësisë, prokurorët pothuajse kurrë nuk i konsiderojnë akuzat kundër dikujt kaq të lartë në FBI. Zyrtari kërkoi të mos identifikohej.

“Është shumë e rrallë që ish-njerëzit e FBI-së, dhe sigurisht ish-njerëz të lartë të FBI-së, të përfundojnë para jurisë së madhe”, – tha zyrtari.

Gjyqi federal i McGonigal është veçanërisht i habitshëm duke pasur parasysh punën e tij në FBI. Para daljes në pension në vitin 2018, McGonigal drejtoi hetimin e WikiLeaks. Ai arrestoi këshilltaren e sigurisë kombëtare të Bill Clinton, Sandy Berger. Kjo për heqjen e materialeve të klasifikuara nga një dhomë leximi e Arkivit Kombëtar.

Ai drejtoi kërkimin për një spiun kinez brenda CIA-s. Kjo në vitin 2016, kur u shfaqën raporte se Rusia kishte hakuar sistemin e postës elektronike të Komitetit Kombëtar Demokratik. McGonigal shërbente atëherë si shef i seksionit të krimeve kibernetike në selinë e FBI-së në Uashington.

Në atë cilësi, ai ishte një nga zyrtarët e parë që mësoi se një zyrtar i fushatës së Trump ishte mburrur se rusët kishin dokumente të pista mbi Clinton. Më vonë atë vit, drejtori i FBI-së, James Comey e promovoi për të mbikëqyrur operacionet e kundërzbulimit në Nju Jork.

Sipas fletë-thirrjes së dëshmitarëve, prokurorët po shqyrtojnë gjithashtu nëse McGonigal ka lidhje me qeverinë e Bosnjë dhe Hercegovinës. Por edhe nëse ka marrë ndonjë “pagesë apo dhuratë” nga qeveritë e Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Dy burime i thanë Insajderit se McGonigal ishte i afërt me Edi Ramën. Ai shërben si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013.

Sipas një emaili të parë nga Insajderi, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një biznesmeni amerikan. Kryeministri po mendonte ta punësonte firmën në një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin dhe ai nuk u zhvillua kurrë.

Një përfaqësues i Ramës tha se marrëdhënia e kryeministrit me McGonigal ishte “një marrëdhënie miqësore tërësisht private pa interes publik. Ne nuk kemi asnjë ide për ndonjë juri të madhe.

Asnjë autoritet amerikan nuk na ka kontaktuar ndonjëherë për këtë. Nuk ka pasur kurrë takime me kompani, dhurata, pagesa, rimbursime të udhëtimeve përpara ose pasi zoti McGonigal të largohej nga puna.”

Që kur u largua nga FBI, McGonigal ka vazhduar të rrëfejë për eksperiencat në kundërzbulim. Në vitin 2020, ai u shfaq në një panel në Këshillin Atlantik. Aty dënoi korrupsionin e shërbimeve të sigurisë ruse.

“Ju po shihni një erozion në çdo shtet të së drejtës që lidhet me FSB-në. Do të jetë njëlloj me të pasurit në Shtetet e Bashkuara. FBI-ja duket si një element mashtrues, që vepron me urdhër të ofertuesit më të lartë.”

Profili i McGonigal në LinkedIn thotë se ai është nënkryetari i kompanisë Brookfield Properties. Kjo kompani ka shumë miliarda dollarë pasurish të paluajtshme në Nju Jork. Por ky informacion, me sa duket është i pasaktë.

“Charlie McGonigal nuk është më pjesë e Brookfield”, – tha Andrew Brent, shefi i komunikimit i Brookfield, për Insider. McGonigal u largua nga kompania, shtoi ai, në fillim të janarit. Pikërisht kur dëshmitarët ishin planifikuar të dilnin para jurisë së madhe.



Ju sugjerojmë

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
Bota

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

19 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Aktualitet

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

19 Dhjetor, 2025 8:38 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

19 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
Bota

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

19 Dhjetor, 2025 6:10 pm
Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
Bota

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

19 Dhjetor, 2025 5:11 pm
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

19 Dhjetor, 2025 4:01 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

19 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para
Për çfarë po ankohen ushtarët rusë?

Për çfarë po ankohen ushtarët rusë?

Përmbytjet në Itali/ 11 viktima dhe 3 të zhdukur, mes tyre një fëmijë 8 vjeç

Përmbytjet në Itali/ 11 viktima dhe 3 të zhdukur, mes tyre një fëmijë 8 vjeç

Presidenti dhe zonja e parë nisen drejt Anglisë për funeralin shtetëror të mbretëreshës  

Presidenti dhe zonja e parë nisen drejt Anglisë për funeralin shtetëror të mbretëreshës  
















TE FUNDIT

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
19 Dhjetor, 2025

Hakerë kinezë dyshohet se kanë aksesuar mijëra dokumente dhe të dhëna konfidenciale në një shkelje serioze të sigurisë së Ministrisë...

Lexo më shumë

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
19 Dhjetor, 2025

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten se uria e shpallur në Gaza në gusht tani ka përfunduar falë...

Lexo më shumë

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë...

Lexo më shumë

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
19 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nisi paraqitje e tij vjetor duke folur me vetëbesim për pozicionin e Rusisë në fushëbetejë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com