Drejtori i Aviacionit Civil Maksim Ethemaj në një deklaratë nga Aeroporti i Rinasit tha se sulmi kibernetik i ndodhur mbrëmjen e kaluar nuk ka prekur të dhënat e sistemit TIMS. Ndërkohë, Ethemaj shtoi se sulmi kibernetik ka ulur me 7 herë kapacitetin për orë të aeroportit të Rinasit.
Ne sapo përfunduam mbledhjen e tretë të Komitetit të Koordinimit të Krizave dhe me kënaqësi them se edhe sistemet operacionale të trafikut ajror dhe të aeroportit, nuk janë prekur nga ky atak. Mungesa e sistemit TIMS zvogëlon me 7 herë kapacitetet e përpunimit të pasaportave të pasagjerëve në dalje dhe në hyrje.
Duhet të rregullohet i gjithë fluksi i avionëve që vijnë dhe i avionëve që ikin me prezencën e pasagjerëve që janë 7 herë më pak për të mos krijuar vonesa, për të mos krijuar humbjen e fluturimeve nga pasgjerët dhe ju them me shumë kënaqësi që asnjë pasagjeri nuk iu anulua fluturimi megjithëse ka qenë një ditë jo e zakontë dhe që nga mëngjesi e deri më tani, pasagjerët vijnë në aeroport rreth 2 orë e gjysëm më herët se zakonisht”, u shpreh Maksim Ethemaj./Opinion.al