Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës lidhur me vendosjen e fashës për çmimin që do të paguhet nga ana e qytetarëve nëse harxhojnë më shumë se 800kwh energji elektrike në muaj.
Kreu i qeverisë ka publikuar një faturë energjie ku është harxhuar 800 këh dhe çmimi që paguan një qytetarë për këtë sasi energji është 9220 lekë të rinj.
“Ja një faturë reale, konkrete, aritmetikisht e pakontestueshme, që tregon se sa kushtojnë 800kwh dhe se sa reale, konkrete, aritmetikisht e vajtueshme është kriza e thellë logjike e ulëritësve profesionistë, në politikë e në media”,-shkruan Rama.
Më herët, deputetja e PD, Grida Duma, më herët reagoi duke theksuar se qytetarët shqiptarë do të paguajnë shumë më tepër nga sa pretendon qeveria, pasi sipas saj për 800 këh shqiptarët paguajnë 7600 lekë të rinj.