Bota

Greqia do t’i shlyejë Eurozonës përpara afatit kredinë 2.7 miliardë euro



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:50 - 08/09/22 |
Opi Nion

Greqia do të shlyejë përpara afatit 2.7 miliardë euro kredi që i detyrohet vendeve të eurozonës sipas paketës së parë të shpëtimit që mori gjatë krizës së saj të borxhit dhjetëvjeçar. Lajmi është bërë i ditur nga njëri prej zyrtarëve të ministrisë së financave këtë të enjte.

Greqia, vendi më me shumë borxhe i eurozonës, doli nga ndihma e tretë ndërkombëtare në vitin 2018 dhe që atëherë ajo është mbështetur vetëm në tregjet e bonove për të mbuluar nevojat e saj për hua.

Kjo do të jetë hera e parë që Greqia shlyen borxhin e saj të ndihmës në eurozonë përpara afatit. Megjithatë, kjo është pjesë e strategjisë së saj të rimëkëmbjes, pasi dëshiron të përmirësojë qëndrueshmërinë e borxhit.

“Ne planifikojmë të shlyejmë më herët 2.7 miliardë euro të kredive GLF që duhet të paguhen në vitin 2023”, tha një nga zyrtarët për Reuters, duke shtuar se pagesa do të bëhet deri në fund të vitit.

Eurozona dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar së bashku i dhanë vendit më shumë se 260 miliardë euro hua gjatë krizës që shpërtheu në fund të vitit 2009. Athina pagoi FMN-në, e cila i dha asaj 28 miliardë euro midis 2010 dhe 2014, në prill, dy vjet përpara afatit dhe planifikon një strategji të ngjashme me kreditë e shpëtimit të zonës euro./Opinion.al

Pas