Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ceremonia e marrjes së detyrës, Muhamet Rrumbullaku liston objektivat

2022/09/08 at 10:20 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Muhamet Rrumbullaku është prezantuar mëngjesin e sotëm në postin e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.


Pas betimit, Rrumbullaku prezantoi objektivat e Policisë së Shtetit nën drejtimin e tij, që janë reformë e re ligjore, rialokim, riorganizim dhe analizë e thelluar në të gjitha nivelet e organizatës.

“Objektivat dhe prioritetet kryesore në drejtimin e Policisë së Shtetit do të jenë:

1.Reformë e thellë ligjore, arsimore, funksionale e strukturore në të gjitha nivelet e organizimit të organizatës së Policisë së Shtetit.

2.Rialokim i burimeve dhe potencialeve njerëzore, në funksion të formave, tendencave dhe shtrirjes së kriminalitetit, si:

a)Riorganizime strukturore vendore dhe qendrore, për të rritur evidencën investigative, dokumentuese dhe goditëse ndaj formave të organizuara të shfaqjes së kriminalitetit;

b)Analizë e thelluar në të gjitha nivelet e organizimit strukturor e funksional të organizatës, për të gjitha mosrealizimet e pritshmërive në luftën kundër krimit të organizuar, në të gjithë format e shfaqjes së tij;

c)Analizë e thelluar në të gjitha nivelet e strukturave mbi paligjshmëritë, abuzimin me detyrën, veprimet korruptive, implikimin e punonjësve në veprimtari kriminale, dekonspirimet e operacioneve policore, evidentimin e përgjegjësive dhe përcaktimin e masave profilaktike dhe ndëshkimore në këtë drejtim;

d)Rivlerësim i kontributeve dhe aftësive profesionale të punonjësve të Policisë, të aftë për të progresuar dhe kontribuar në rezultate konkrete;

e)Vlerësim real në lidhje me tendencën në rritje të krimit kibernetik, rishikimin e strategjisë sektoriale dhe ngritjen e strukturave në përshtatje me këto dukuri;

f)Vendosjen e inteligjencës kriminale në qendër të çdo veprimtarie policore, me synimin e vetëm, atë të dhënies prioritet hetimeve proaktive;

g)Lufta kundër krimit ekonomiko-financiar dhe pastrimit të parave;

h)Krijimi i një klime sa më pozitive dhe ambienti sa më bashkëpunues, mbi bazën e mirëbesimit me struktura ligjzbatuese në vend, organet e procedimit dhe partnerët ndërkombëtarë.

3.Riorganizimi dhe rritja e kapaciteteve monitoruese të territorit dhe policimit në komunitet ndaj fenomeneve të dukshme:

a)Krijimi i rrethanave dhe qasjeve të reja në aspektin monitorues të territorit, nëpërmjet prezencës pa uniformë, me qëllim rritjen e evidentimit dhe produktivitetit dokumentues ndaj fenomeneve që cenojnë sigurinë në mjedis;

b)Reduktimin e ndjeshëm të kontakteve njerëzore, nëpërmjet uljes së prezencës së shërbimeve të shtuara të menaxhimit të trafikut urban e interurban, në të gjithë territorin e vendit, dixhitalizimin e këtij shërbimi, ofrimin e pajisjeve teknologjike për evidentimin e shkelësve dhe goditjen e paligjshmërive nga të gjithë përdoruesit e rrugës;

c)Përdorimi i teknologjisë për monitorim në zonat urbane dhe jourbane, që do t’i shërbejë jo vetëm informimit, por dhe dokumentimit të veprimtarive që konsiderohen në shkelje të dispozitave ligjore administrative dhe penale;

d)Krijimi i një koncepti të qartë strategjik dhe afatgjatë në lidhje me parandalimin e krimit, organizime strukturore dhe partneriteti, duke iu referuar rrethanave, faktorëve dhe kushteve të mjedisit tonë.

4.Ndërtimi marrëdhënies me komunitetin, si partneri ynë kryesor në luftën kundër paligjshmërisë, në të gjitha format e shfaqjes së saj.

a)Rritja dhe forcimi i besimit reciprok polici – komunitet;

b)Hartimi i strategjive, për të bërë të mundur krijimin e një mjedisi të sigurtë për bashkëpunimin me qytetarin;

c)Përfshirja dhe bashkëpunimi me aktorë dhe faktorë të tjerë, grupe interesi, përfshirë edhe pushtetin vendor, për krijimin e një klime sigurie sa më të lartë për komunitetin;

Dhe së fundi, por jo për nga rëndësia, ndërtimi i një marrëdhënieje të hapur dhe transparente me median, si element kyç jo vetëm për realizimin e misionit të saj, informimin e publikut, por dhe si një partner me efekt përmirësues dhe korrigjues ndaj çdo veprimtarie që kryen organizata e Policisë”-tha Rrumbullaku.



Ju sugjerojmë

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
Bota

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

2 Nëntor, 2025 11:03 pm
Auto-Skicë
Bota

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

2 Nëntor, 2025 9:58 pm
Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
Bota

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

2 Nëntor, 2025 8:21 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Para
48-vjeçari bie nga lartësia e objektit te mbikalimi i Rinasit, vdes në spital

48-vjeçari bie nga lartësia e objektit te mbikalimi i Rinasit, vdes në spital

U shkarkua nga si zv.kryeministër, grupi i PS propozon detyrën e re për Ahmetaj

U shkarkua nga si zv.kryeministër, grupi i PS propozon detyrën e re për Ahmetaj

Kuvend/”Ëmbëlsira për në fund”,Spaho-Ramës:Je rritur me idiotët e rrugaçët e Tiranës

Kuvend/"Ëmbëlsira për në fund",Spaho-Ramës:Je rritur me idiotët e rrugaçët e Tiranës
















TE FUNDIT

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
2 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër goditje ajrore ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Detin e...

Lexo më shumë

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

Auto-Skicë
2 Nëntor, 2025

Pesë alpinistë gjermanë, mes tyre një vajzë 17-vjeçare dhe i ati, kanë humbur jetën pas një orteku në malet Dolomite...

Lexo më shumë

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
2 Nëntor, 2025

Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com