Kronikë

48-vjeçari bie nga lartësia e objektit te mbikalimi i Rinasit, vdes në spital



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:22 - 08/09/22 |
Opi Nion

Një  puntor 48 vjeçar, ka rënë nga lartësia e objektit në të cilin ishte duke punuar, në afërsi të mbikalimit të Rinasit dhe ka humbur jetën. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ndërkohë që ka nisur procedimi penal për shtetasit D. D., 41 vjeç administrator i firmës dhe E. D., 34 vjeç, inxhinier për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasit D. D., 41 vjeç (administrator në një firmë) dhe E. D., 34 vjeç (inxhinier në një firmë), për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ditën e djeshme, në afërsi të mbikalimit të Rinasit dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit në të cilin ishte duke punuar shtetasi Sh. D., 48 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital”-njofton policia.

Pas