Një kërkesë për urdhër mbrojtje e dorëzuar në gjykatë mesa duket ka qenë shkaku i konfliktit që çoi në vrasjen e dy bashkëshortëve Dritan dhe Nora Muskurti ditën e djeshme në Tiranë nga vëllai i njërit prej viktimave, Arsen Muskurti.
Sipas News 24, viktima Dritan Maskurti kishte dorëzuar në gjykatë kërkesën për urdhër mbrojtje nga vëllai, ndërsa ditën e djeshme fletëthirrja nga gjykata i ka shkuar 38-vjeçarit Arsen Muskurti.
Mendohet se pas marrjes së fletëthirrjes, Arsen Muskurti ka shkuar te agjencia ku ndodhej vëllai dhe kunata e tij dhe i ka vrarë me armë zjarri. Ndërkohë prej kohësh ata kanë pasur shumë probleme konflikte për pronësinë e agjencisë turistike.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme në zonën e Myslym Shyrit, në biznesin e dy viktimave Dritan dhe Nora Muskurti. Ata ishin prindër të tre fëmijëve./Opinion.al