Aktualitet

Mentor i Ramës, kreu i Federatës Shqiptare të Atletikës pro basteve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:57 - 31/08/22 |
Opi Nion

Në dëgjesën e sotme publike për hapjen e basteve online foli dhe kryetari i Federatës Shqiptare të Atletikës Gjergj Ruli.

Teksa kryeministri Rama i dha fjalën Rulit, ai tha se dikur ka qenë mentor i tij në kohën kur luante basketboll te Dinamo.

“Ju prezantoj me trajnerin e atletikës. Është ai që ka shpallur Luiza Gegën kampione të Europës, duke lënë gjermanët mbrapa. Ka ecur përpara nesh në Europë, duke fituar medalje dhe ka shumë meritë për këtë gjë. Meqenëse m’u dha rasti, më lejoni ta them se Gjergji ka qenë mentori im kur luaja basketboll te Dinamo. Ishte tepër i përkushtuar, rrinim edhe jashtë orarit”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, Gjergj Ruli u shpreh pro basteve sportive. Sipas tij hapja e basteve online do të ndalonte që paratë e përfituara të mos shkonin në duart e pista dhe më pas të vriteshin për lekë.

Ruli tha se ka parë sesi presidentet e sporteve vendosin baste, ndërsa shtoi se nëse do ndaloheshin veset duhet të ndalohej dhe pirja e alkoolit.

Le të hapen bastet, mos gjëmojmë njerëzit nga mbrapa. Kjo gjë ka ndodh që në kohën e Romës, poshtë-lart. Hapi o burrë i dheut të bëhet sporti, mos të shkojnë paratë nëpër duart e pista dhe vriten për lekët. Këtu jetojmë, nuk është vend i madh, e dimë çfarë ndodh, kështu që të hapen, policia mos të rrijë kape Gjergjin, kape Fidelin. Mos të bëhemi hipokritë. Kam parë sesi kur ishin në hotel, vinim baste presidentët e sporteve. Të ishte për të ndaluar veset, i bie që duhet të ndalojmë edhe rakinë, edhe birrën”, tha Ruli/Opinion.al

Pas