Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmi në uzinën e Gramshit, media britanike: Vladimir Putin u poshtërua sërish

2022/08/21 at 9:03 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmi në uzinën e Gramshit, media britanike: Vladimir Putin u poshtërua sërish

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në uzinën e armëve në Gramsh, ka marrë vëmendjen edhe të mediave të huaja.

Media britanike Express.co.uk i ka kushtuar një artikull ngjarjes me titull: Putin poshtërohet pasi spiunët rusë kapen në flagrancë duke hyrë në uzinën e armëve në Shqipëri.

“Vladimir Putin ka pësuar poshtërim të mëtejshëm pasi tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë armësh shqiptare. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në qytetin e Gramshit, ku ndodhet një bazë ushtarake me një fabrikë armësh. Fabrika e Gramshit përdoret për të çmontuar armët e vjetra, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Dy rusë dhe një ukrainas u kapën nga personeli i sigurisë teksa po tentonin të hynin në ambiente. Një nga të dyshuarit meshkuj dyshohet se sulmoi rojet me një sprej paralizues, ndërsa përpiqej të bënte fotografi. Dy nga efektivët e sigurisë u plagosën nga sulmi dhe u dërguan në spital, ku gjendja e tyre cilësohet si e qëndrueshme”thuhet në artikull.

Më poshtë, shkrimi i referohet edhe reagimit të Kryeministrit Edi Rama si dhe identifikimit të dy shtetasve rusë.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se tre personat ishin “të dyshuar për spiunazh”. Ai vlerësoi rojet e fabrikës për veprimet e tyre, duke postuar në Twitter: Çfarë krenarie për rojet ushtarake që neutralizuan tre individë të dyshuar për spiunazh. Tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Një kanal lajmesh në Shqipëri ka mundur të identifikojë dy nga spiunët rusë. Gruaja ishte 33-vjeçarja Svetlana Timofeeva, ndërsa një nga burrat ishte njëzet e tre vjeçari Mikhail Zorin – të dy janë rusë. Zonja Timofeeva dihet se udhëton nëpër botë dhe bën fotografi të “objekteve të çuditshme”, siç janë avionët e vjetër”-vijon shkrimi.

Pavarësisht se tre të arrestuarit, të dyshuar për spiunazh i mohojnë akuzat, hetimet vazhdojnë nën dyshimet mbi pretendimet se janë blogerë që fotografojnë ambiente ushtarake, thuhet më tej në artkull.

Ju sugjerojmë

Berisha: Qytetarët u vodhën më shumë se kurrë në vitin 2025
Kryesore

Berisha: Qytetarët u vodhën më shumë se kurrë në vitin 2025

30 Dhjetor, 2025 12:58 pm
Vlora prej ditësh pa ujë, Rama: Faji i instalimeve të vitit 2009-2010
Politikë

Vlora prej ditësh pa ujë, Rama: Faji i instalimeve të vitit 2009-2010

30 Dhjetor, 2025 12:55 pm
Çështja Balluku, Rama: Këshilli i Mandateve s’është zyrë noterie për kërkesat e SPAK
Politikë

Çështja Balluku, Rama: Këshilli i Mandateve s’është zyrë noterie për kërkesat e SPAK

30 Dhjetor, 2025 12:45 pm
“Që kur mesazhet janë prova për SPAK”, Rama: Shpërdorimi i detyrës, do të rishikohet
Politikë

“Që kur mesazhet janë prova për SPAK”, Rama: Shpërdorimi i detyrës, do të rishikohet

30 Dhjetor, 2025 12:42 pm
Hetimet e SPAK, Rama: AKSHI institucion krenarie, ndihmë për integrimin në BE
Kryesore

Hetimet e SPAK, Rama: AKSHI institucion krenarie, ndihmë për integrimin në BE

30 Dhjetor, 2025 12:41 pm
Protestat e PD, Rama: Unë në zyrë, të tjerët poshtë penxheres
Kryesore

Protestat e PD, Rama: Unë në zyrë, të tjerët poshtë penxheres

30 Dhjetor, 2025 12:09 pm
Rama për akuzën e SPAK ndaj Ballukut: Dosja me 16 mijë faqe më provokon
Kryesore

Rama për akuzën e SPAK ndaj Ballukut: Dosja me 16 mijë faqe më provokon

30 Dhjetor, 2025 12:05 pm
Bilanci për vitin 2025, Rama përballë gazetarëve: Rritje pagash dhe pensionesh
Kryesore

Bilanci për vitin 2025, Rama përballë gazetarëve: Rritje pagash dhe pensionesh

30 Dhjetor, 2025 11:42 am
Rikthehet furnizimi me ujë në Vlorë, UKV: Situata drejt normalitetit
Aktualitet

Rikthehet furnizimi me ujë në Vlorë, UKV: Situata drejt normalitetit

30 Dhjetor, 2025 10:59 am
Auto-Skicë
Aktualitet

Pas protestave, rifillon gradualisht furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës

30 Dhjetor, 2025 9:44 am
Para
Turizëm për seks: Kur ndërgjegja shkon me pushime

Turizëm për seks: Kur ndërgjegja shkon me pushime

Rusi/ Minibusi përplaset me dy kamionë, 16 të vdekur

Rusi/ Minibusi përplaset me dy kamionë, 16 të vdekur

Zelensky bën thirrje për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit

Kievi i friksohet një sulmi ditën e pavarësisë, Zelensky bën thirrje për vigjilencë

TE FUNDIT

Berisha: Qytetarët u vodhën më shumë se kurrë në vitin 2025

Berisha: Qytetarët u vodhën më shumë se kurrë në vitin 2025
30 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë bilancin e punës së qeverisë “Rama” në konferencën  e fundit për mediat për...

Lexo më shumë

Vlora prej ditësh pa ujë, Rama: Faji i instalimeve të vitit 2009-2010

Vlora prej ditësh pa ujë, Rama: Faji i instalimeve të vitit 2009-2010
30 Dhjetor, 2025

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama komentoi dhe njëherë situatën në qytetin e Vlorës ku qytetarët prej 4 ditësh...

Lexo më shumë

Çështja Balluku, Rama: Këshilli i Mandateve s’është zyrë noterie për kërkesat e SPAK

Çështja Balluku, Rama: Këshilli i Mandateve s’është zyrë noterie për kërkesat e SPAK
30 Dhjetor, 2025

I pyetur nga gazetarët nëse vetë kryeministri po mban qëndrim ndryshe për Belinda Ballukun nga rastet e tjera kur zyrtarë...

Lexo më shumë

“Që kur mesazhet janë prova për SPAK”, Rama: Shpërdorimi i detyrës, do të rishikohet

“Që kur mesazhet janë prova për SPAK”, Rama: Shpërdorimi i detyrës, do të rishikohet
30 Dhjetor, 2025

Referuar pyetjes lidhur me çështjen e Belinda Ballukut dhe të tjerë zyrtarëve të lartë të PS-së që janë nën hetim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com