Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria serbe: Albin Kurti me deklaratat e tij do luftë e jo dialog

2022/08/08 at 3:58 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria serbe: Albin Kurti me deklaratat e tij do luftë e jo dialog

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me deklaratat e tij po do luftë e jo dialog.

“Nuk ka dyshim se Albin Kurti me deklaratën e tij të fundit tregon haptazi se do luftë, jo dialog dhe marrëveshje! Nëse Kurti konfirmon publikisht se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të formohet kurrë dhe se serbët duhet të pranojnë vendime të njëanshme dhe të dhunshme për targat dhe kartat e identitetit, është e qartë për të gjithë se Kurti po fton për konflikte në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Petkoviç në regimin për media më 8 gusht.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se në komunat veriore të Kosovës, më 31 korrik, pati rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur, “për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd”.

Sa i përket marrëveshjes për Asociacionin për komunat me shumicë serbe, Kurti ka thënë se organizimet që bashkojnë komunat me veçanti gjeografike apo ekonomike janë të nevojshme, por jo ato në bazë të etnisë.

Në këtë intervistë Kurti ka thënë se ka dyshime për infiltrime nga Rusia pasi, sipas tij, Kremlini po dëshiron ta përdorë Serbinë si platformë për ta destabilizuar Ballkanin dhe, në veçanti, për ta sulmuar Kosovën.

Por sipas Petkoviçit këto janë “deklarata për justifikim të veprimeve” që po i bën Kurti.

“Prandaj në çdo deklaratë Kurti shpik gjoja ndikimin e Rusisë sepse dëshiron jo vetëm të sulmojë Beogradin, por edhe të justifikojë veprimet e reja të njëanshme dhe të dhunshme në të ardhmen kundër popullit serb”.

Petkoviçi ka thanë se përpjekjet e Prishtinës për të imponuar agjendën e bisedimeve në Bruksel me “ëndrra boshe për ‘njohje reciproke’’”, nuk janë gjë tjetër veçse një taktikë për ta bërë dialogun të pakuptimtë dhe për ta prishur atë ende pa filluar.

Kurti ka thënë se nuk do të diskutojë lidhur me vendimet për targat dhe dokumentet hyrëse në takimin që do ta ketë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, më 18 gusht në Bruksel. Sipas tij, në mënyrë që më 1 shtator të shmangen tensionet e 31 korrikut, faktorët ndërkombëtarë “duhet ta zmbrapsin Beogradin në qasjen e tij destruktive ndaj Kosovës”.

Sipas Petkoviçit, serbët në Kosovë e konisderojnë Kurtin përgjegjës për siç thotë ai “të gjitha keqtrajtimet, incidentet, privimin e lirisë së lëvizjes dhe të drejtave të tjera demokratike” dhe se sipas tij “revolta e tyre është pasojë e veprimeve të njëanshme, të dhunshme dhe të paligjshme të Kurtit dhe jo ndonjë agjendë e huaj e orkestruar”.

Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Me kërkesë të ndërkombëtare, Qeveria e ka shtyrë zbatimin e këtyre vendimeve deri në shtator./REL

Ju sugjerojmë

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

15 Janar, 2026 10:55 pm
Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
-U tha në Opinion

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

15 Janar, 2026 10:12 pm
Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
-U tha në Opinion

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

15 Janar, 2026 9:54 pm
“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
-U tha në Opinion

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

15 Janar, 2026 9:38 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

NYT: Netanyahu i kërkoi Trumpit të shtyjë planet për të sulmuar Iranin

15 Janar, 2026 9:10 pm
Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit
Bota

Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit

15 Janar, 2026 8:01 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Kushtetuesja: Arresti i shtëpisë për Berishën, i tejzgjatur

15 Janar, 2026 7:31 pm
Rregulli i ri për taksat e makinave
Aktualitet

Rregulli i ri për taksat e makinave

15 Janar, 2026 6:36 pm
Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës

15 Janar, 2026 6:02 pm
Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor
Te Fundit

Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor

15 Janar, 2026 5:57 pm
Para
Zelensky bën thirrje për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit

Zelensky: Ukraina braktis bisedimet nëse Rusia mban referendum në zonat e pushtuara

Publikohet e-maili, ish-deputeti i PS i ankohet Ramës: ARRSH jep tendera korruptivë

Publikohet e-maili, ish-deputeti i PS i ankohet Ramës: ARRSH jep tendera korruptivë

3 vatra zjarri në Shkodër, rrezikohen disa banesa

3 vatra zjarri në Shkodër, rrezikohen disa banesa

TE FUNDIT

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
15 Janar, 2026

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” për raportet e SHBA me SPAK në vendin tonë. Hoxha u shpreh...

Lexo më shumë

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
15 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion”, eksperti i sigurisë Albatros Rexhaj ka folur në lidhje me ndikimin e politikës amerikane në vendin tonë...

Lexo më shumë

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
15 Janar, 2026

Avokatja dhe ekspertja e emigracionit Olsa Alikaj Cano, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vendimin e Departamentit të...

Lexo më shumë

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
15 Janar, 2026

Këtë 15 janar bëhen 27 vjet nga dita kur trupat paramilitare serbe së bashku me forcat speciale serbe kryen një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com