Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku qytetarët shqiptarë janë ndaluar duke iu shkaktuar lëndime dhe dëme materiale në automjetet e tyre nga persona të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve.
Policia po ashtu ka thënë se në disa zona janë regjistruar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por nuk ka persona të plagosur.
Tensionet u rritën në veri të Kosovës pasi pala serbe nuk bie dakord me marrëveshjen e riprocitetit të targave të automjeteve.