Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot u zbardh një prej tyre/Saga e hakmarrjes me 6 të vrarë mes dy fiseve në Rrëshen

2022/07/26 at 12:27 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sot u zbardh një prej tyre/Saga e hakmarrjes me 6 të vrarë mes dy fiseve në Rrëshen

Arrestimi i vrasësit të Saimir Jakut, 40-vjeçarit Dorian Keqi, risjell sërish në vëmendje sagën e hakmarrjes mes dy fiseve në Rrëshen.

Vrasjet njëra-pas tjetrës kanë tronditur mbarë vendin ndërsa hasmëria mes fiseve Gjini dhe Reçi ka shkaktuar disa viktima.

Ishte pikërisht vrasja e Saimir Jakut në 9 shtator 2016, ngjarja e parë që ndezi sagën e përgjakshme.  Persona të maskuar qëlluan për vdekje ish-drejtuesin e OST për veriun, Saimir Jakun. Ai u qëllua me kallashnikov, teksa ka qenë duke pirë kafe në qytetin e Rrëshenit bashkë me një shok të tij. Autorët braktisën automjetin tip “Benz-Mercedes” në fshatin Gallatë të Kurbinit ku e kanë djegur dhe më pas u larguan.

Pas kësaj ngjarje, më 28 Prill të 2017 është ekzekutuar Gasper Reçi, vëllai i Kastriot Reçit. Ai është qëlluar pranë shtëpisë së tij në në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata në Romë. Në momentin që është qëlluar në banesën e Reçit ka qenë vetëm vajza e tij. Edhe pse ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, Gasper Reçi nuk ka mund të shpëtojë, pasi plagët e marra i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Hetuesit italianë bënë të ditur se Gasper Reci kishte disa precedent penal në të kaluarën për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Pesë muaj më vonë, në 6 shtator të 2017, në Belgjikë u ekzekutua 31-vjeçari, Kreshnik Gjini, kushëriri i Saimir Jakut. Ai u qëllua me dy plumba nga dy persona të maskuar  të panjohur. E gjithë ngjarja ndodhi para syve të koleges së tij të punës, Liliane. Kreshnik Gjini punonte kamarier në një lokal në Saint-Denis. Mbrëmjen e së martës, ai mbylli llogaritë e xhiros ditore, kyçi biznesin dhe u largua me kolegen e tij. Këtë të fundit do ta shoqëronte me makinë në shtëpi, pasi nuk kishte mundur të arrinte tramvajin e fundit mbrëmjen e së martës. Të dy shkuan drejt parkingut ku shqiptari kishte makinën. Sapo 31-vjeçari u fut në automjet, aty u shfaqën dy persona të maskuar. Ata e qëlluan me dy plumba duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas në 13 gusht të vitit 2019 u ekzekutua në qendër të qytetit të Rrëshenit, në sy të dy fëmijëve, Armando Gjini, i njohur edhe me emrin Tonin Gjini. Shkak për këtë ngjarje, sipas Policisë dyshohej e kaluara e tij në Belgjikë. Gjini u qëllua disa herë me pistoletë, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij përballë katedrales. 48- vjeçari dyshohet që të jetë vrarë për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Hetuesit, nga ana tjetër, nuk përjashtuan pistën e gjakmarrjes, pasi familja e tij është përfshirë në një konflikt të përgjakshëm me fisin Reçi.

Më 7 janar të viti 2020, Kastriot Reçi,  u ekzekutua në një plan të mirëorganizuar me një plumb të vetëm në zemër me snajper, nga një person ende i paidentifikuar nga policia, por që dyshohet të jetë vrasës me pagesë. Reçi, ish-bashkë-aksioner i një televizioni lokal tashmë të mbyllur dhe pronar i një rrjeti kabllor, doli nga makina ‘Mercedes Benz’, të cilën e parkoi pas Pallatit të Kulturës ku është dhe lokali i tij. Pasi takon një grua e cila mbante përdore një fëmijë në shëtitoren e qytetit, qëllohet me snajper dhe bie menjëherë në tokë.

Ndërsa pasditen e 15 dhjetorit 2020, u vra Anton Keli. Autorët morën informacion lidhur me vendndodhjen e viktimës dhe e prisnin atë në hyrje të Rrëshenit. 51-vjeçari ndaloi makinën e tij 200 metra larg një marketi dhe sapo doli nga mjeti drejt tij u qëllua me armë. Anton Keli eci për 40 metra në këmbë për të kërkuar ndihmë në një biznes afër, por nuk ka mundur tu mbijetoi plagëve të marra duke humbur jetën. Hetimet janë përqëndruar në pistën e hakmarrjes, për shkak të së kaluarës së konfliktit midis fiseve Reçi e Gjini. Në lidhje me ngjarjen akoma nuk ka të arrestuar.

Ju sugjerojmë

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital
Aktualitet

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026 2:56 pm
Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova
Kronikë

Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

8 Shkurt, 2026 2:22 pm
“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë
Kryesore

“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë

8 Shkurt, 2026 1:57 pm
“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve
Bota

“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve

8 Shkurt, 2026 12:40 pm
Para
Aksident i 3-fishtë në aksin Lezhë-Milot, ka të plagosur

Aksident i 3-fishtë në aksin Lezhë-Milot, ka të plagosur

Sulmet kibernetike,rrezik për rajonin dhe Evropën.Kush po na sulmon,Rusia apo Irani?

Sulmet kibernetike,rrezik për rajonin dhe Evropën.Kush po na sulmon,Rusia apo Irani?

Meta: Djegia e mandateve ishte e planifikuar nga mafia

Foto/Dje i zbuloi emrin, sot Meta publikon logon e Partisë së Lirisë

TE FUNDIT

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
8 Shkurt, 2026

11 persona plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në distriktin Korabelnyi të Khersonit, njoftoi administrata ushtarake rajonale e qytetit në...

Lexo më shumë

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
8 Shkurt, 2026

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e Avokatit Kujtim Cakrani, duke zbardhur të...

Lexo më shumë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
8 Shkurt, 2026

Avokati Kujtim Cakrani ka treguar për mediat momentet kur sipas tij u dhunua nga dy të rinj, pranë një pike...

Lexo më shumë

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
8 Shkurt, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara u kanë vendosur Ukrainës dhe Rusisë një afat të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com