Kryeministri Edi Rama po fliste në foltoren e Kuvendit, kur papritur ka ndërprerë fjalën dhe i habitur pyeti: Ç’janë këta kalamaj?
Në sallën e Kuvendit u bënë pjesë një grup fëmijësh, të cilët si duket kanë ardhur të ndjekin nga afër punën në Kuvendin e Shqipërisë.
Menjëherë sapo kryeministri e kuptoi qëllimin e vizitës së tyre ka vendosur të lërë në mes fjalën që fëmijët të vazhdojnë me “punën e tyre”.
Ai tha se do e merrte fjalën pasi fëmijët të ishin larguar nga salla e Kuvendit.
“Ça janë këta kalamaj? Nëse këta janë fëmijë e kemi për detyrë t’i respektojmë ata? Fëmijë i pashë po thashë se mos për shembull gabimisht janë futur në sallë. Unë po e ndërpres këtu dhe do vazhdoj kur të mbarojnë fëmijët”,- tha Rama./Opinion.al