Video e një grabitjeje në një lokal në Itali është bërë virale në rrjet.
Mediat italiane shkruajnë se sulmi i armatosur u filmua nga kamerat e lokalit në Piazza Trieste në qendër të Napolit.
Ashtu siç shihet edhe në video, dy turistët zviceranë janë ulur në tavolinat e një kafeneje të njohur të zonës, teksa shijojnë pijet e tyre.
Por qetësia nuk zgjat shumë, kur një i ri i veshur tërësisht me të zeza, u afrohet dy turistëve zviceranë.
Ai nxjerr një pistoletë dhe e drejton në pjesën e pasme të kokës së njërit prej dy të rinjve. Ora dorëzohet në pak çaste. Dhe ai largohet, mes klientëve të tjerë të tmerruar.
Rikthimi
Menjëherë pas kësaj, kur qetësia është kthyer dhe dy turistët zviceranë janë ende të ulur në tavolinë, afrohet një djalë tjetër. Ai është i veshur me këmishë të bardhë dhe pantallona të shkurtra. Është pikërisht ai që i kthen orën e grabitur zviceranit.
Mediat italiane shkruajnë se ky nuk është një është një gjest mirësie, por për hajdutët, në fakt, ajo orë është false dhe nuk ia vlen të mbahet./Opinion.al