Kryeministri Edi Rama, takoi sot Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, me të cili pati edhe një konferencë të përbashkët.
Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe për ndërtimin e një baze detare të NATO-s në vendin tonë.
Ai u shpreh se baza detare do të jetë e fjalës së fundit dhe do të jetë një vlerë e shtuar e aleancës.
“E vlerësoj shumë disponibilitetin tuaj për të na kushtuar pak kohë në bisedën për t’ju prezantuar ambicien tonë për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës sonë duke vënë në dispozicion një bazë të flotës detare të fjalës së fundit që do të jetë një vend që jo vetëm mund të ndërtojmë, por mund të ndërtojmë duke pasur parasysh sfidat e kohës sonë që nga ndryshimi i klimës, nga mbrojtja e mjedisit dhe për gjithçka tjetër”,-tha Rama./Opinion.al