Kryesore

Kushi i përgjigjet Vokshit: Të padita unë, guxim i madh të mashtrosh



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:53 - 13/07/22 |
Opi Nion

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar pas deklaratës së deputetet se PD, Albana Vokshit.

Pas seancës gjyqësore të pajtimit, Kushi hodhi poshtë faktin se i kishte kërkuar deputetes së PD, që kjo e fundit të tërhiqte denoncimet e bëra.

Sipas ministres së Arsimit, ka qenë vetë ajo që e ka paditur në prokurori për shpifje deputeten Vokshi dhe jo e kundërta.

Kushi e ka cilësuar guxim të madh mashtrimin mbi deklaratat brenda seancës në gjykatë nga ana e demokrates Albana Vokshi, të cilat janë të dokumentuara dhe lehtësisht të verifikueshme.

“Deklarata ime për media pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Posaçme, ku e kam paditur për shpifje deputeten Albana Vokshi. Keqardhje që edhe sot mashtroi përpara medias duke deklaruar që unë kam tentuar që ajo të tërhiqet nga denoncimet. I kujtoj deputetes që është e akuzuara në këtë çështje, dhe jam unë ajo që e kam ngritur këtë padi dhe e kam akuzuar për shpifje. Është guxim i madh të mashtrosh edhe mbi deklaratat brenda seancës në gjykatë, të cilat janë të dokumentuara dhe lehtësisht të verifikueshme. Me  besimin e patundur tek drejtësia e re, unë do t’i shkoj çështjes deri në fund, me qëllim për të kontribuar për një politikë të ndershme, pa shpifje dhe pa mashtrime”,-shkruan Kushi./Opinion.al

Pas