Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e punimeve që po kryhen për aksin e ri Korçë-Ersekë.
Krahas video,, kreu i qeverisë shkruan se punimet tashmë vazhdojnë në pjesën e dytë me gjatësi 12.85 kilometra të këtij segmenti.
Sipas tij, rruga e re pritet të ketë ndikim për zhvillimin rural të zonës por edhe të turizmit.
“Punimet për pjesën e dytë me gjatësi 12.85 km që përmbyll të gjithë aksin e ri nga Korça deri në Ersekë, i cili do të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin rural e turistik të rajonit jug-perëndimor”, shkruan Kryeministri Edi Rama.